Mijëra besimtarë myslimanë shqiptarë festuan Fitër Bajramin, një nga ditët kulmore të besimit të tyre.
Ata u mblodhën në sheshin Skënderbej në orët e para të mëngjesit dhe bënë faljet e rastit, ndërsa udhëheqësit fetarë jepnin mesazhe paqeje, vëllazërie dhe mbështetje për më të varfërit.
Kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, uroi besimtarët brenda dhe jashtë Shqipërisë për këtë festë që vjen pas 30 ditë agjërime e sakrifica të Ramazanit dhe falenderoi rininë, mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe të gjithë ata që i shërbejnë zhvillimit të Shqipërisë.
Kjo është hera e parë pas një viti gjatë pandemisë, që besimtarët mblidhen lirisht në shesh në numra kaq të shumtë, ndonëse kufizimet mbrojtëse ndaj Covid ende nuk janë hequr.
Një pjesë e madhe e klerikëve dhe besimtarëve mbajtën maska në hundë gjatë faljes.
Kjo mendohet se është edhe hera e fundit që Bajrami festohet në sheshin Skënderbej, sepse xhamia e re Namasgjasë është në përfundim të ndërtimeve.
Për shumë vite besimtarët myslimanë kanë patur mirëkuptimin e autoriteteve dhe opinonit qytetar kur janë falur në shëtitoren Dëshmorët e Kombit dhe në Sheshin Skënderbej, sepse nuk kanë patur një xhami të madhe për festa të tilla.
Me ndërtimin e xhamisë së re pranë rrugës së Elbasanit kjo gjendje do të përmirësohet dhe kushtet e besimtarëve do të jenë më të mira.
Gjatë festës së sotme ndodhi edhe një incident, që për pak sekonda mund të kishte përfunduar në një ngjarje të rëndë.
Besim G, 40 vjeç, hyri sot i lagur me benzinë në sheshin Skënderbej në mesin e besimtarëve të shumtë myslimanë, që po festonin Fitër Bajramin.
Ai u bllokua fillimisht nga besimtarët në përpjekjen për t’u vetëdjegur, duke thirrur “S’ka Zot” dhe më pas u ndalua nga policia.
Gjatë shoqërimit nga policia ai thoshte se ka 22 vjet që përpiqet të mbijetojë, motivet e tij ende nuk janë të qarta, policia tha se nisën hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit
A e dini se Kodiku i Korçës nr. 93 është ekzemplar unik në botë?
Komuniteti bektashi feston Ditën e Ashures
Çelet pelegrinazhi bektashi në Prishtë të Skraparit
Pas 69 vjetësh, kardinali Troshani kthehet në kishën e Kallmetit në Lezhë
Kisha Ortodokse përkujton 30 vjetorin e ardhjes në Shqipëri të Kryepiskopit Anastas Janullatos
Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]
E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie. “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]
Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]
5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]