e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Beteja e parë e Sfetigradit u zhvillua në vitin 1448. Ajo ishte një nga betejat kryesore të ushtrisë shqiptare, e komanduar nga Skënderbeu, kundër ushtrisë osmane. U zhvillua prej 14 majit deri në fund të korrikut.

Ushtria osmane komandohej nga vetë Sulltan Murati II. Më 14 maj pararoja e saj arriti në Dibrën e Poshtme dhe rrethoi Sfetigradin. Skënderbeu, për të lehtësuar mbrojtjen e kështjellës, tërhoqi në grykën e Rovikut pararojën turke dhe e shpartalloi. Kur ushtria osmane mbërriti në Stefigrad, Skënderbeu e afroi gjithë ushtrinë disa milje larg kampit të saj. Murati II kërkoi dorëzimin e kështjellës, e bombardoi, por dështoi. Ndërkohë Skënderbeu e godiste kampin osman ditën dhe natën dhe bashkë me mbrojtësit e kështjellës e vunë armikun midis dy zjarreve. Trupat osmane, që ruanin shpinën e forcave të tyre kryesore, patën shumë të vrarë e të plagosur, midis të cilëve edhe komandantin e tyre, Firuz Pashën. Natën e 22 qershorit, shqiptarët sulmuan dhe hynë thellë brenda në kampin turk. Vetëm kur osmanët gjetën ujësjellësin e kështjellës dhe i prenë asaj ujin, mbrojtësit u detyruan të dorëzohen, me kusht që të dilnin të lirë e të largoheshin të armatosur prej saj. Megjithëse e pushtuan Sfetigradin, për shkak të humbjeve të shumta dhe zgjatjes së rrethimit për më shumë se dy muaj e gjysmë, osmanët u detyruan të ndërprisnin mësymjen dhe të tërhiqeshin, të ndjekur këmba-këmbës nga ushtria shqiptare.

Më shumë

209-vjetori i lindjes së Edward Lear

Në 12 Maj 1812, në Highgate, Angli, lindi Edward Lear, poet dhe illustrues, autor, piktor që vizatoi çdo gjë që pa në rajonin e Mesdheut (Shqipëri, Greqi) dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij me përshkrime udhëtimesh. Në 1848 Lear nisi një udhëtim përmes Greqisë për në Stamboll. Udhëtimi i tij morri […]

26 Prill 1915 – Traktati i Fshehtë i Londrës

Italia nënshkruan Paktin e Londrës me Britaninë, Francën dhe Rusinë, një ngjarje me peshë të madhë në historinë e Shqipërisë pasi në këtë pakt, përfshiheshin edhe planet për ndarjen e Shqiperisë. Në historiografi, ky njihet si Traktati i Fshehtë i Londrës Po cilat janë 2 nenet që prekin drejtpërdrejt Shqipërinë? Neni 6: Italia do […]

Historia e zgjedhjeve, nga forma më e hershme e demokracisë, te 25 prilli

    Historiku i votimeve në botë   E drejta e njerëzve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur i ka fillesat e saj herët në historinë e njerëzimit. Greqia e lashtë, e cila mendohet se ka zbatuar formën më të hershme të demokracisë, kishte një mënyrë të kundërt për të votuar nga ajo që […]

100 vjet më parë u çelën punimet e Parlamentit të Parë Shqiptar

Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, PARLAMENTIT të parë në Shqipëri me deputetë të zgjedhur nga populli. 21 Prilli i 1 shekulli shkuar ishte ditë e enjte dhe në mbledhjen që nisi në orën 10:00 para drake, morën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara