e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

Beteja e parë e Sfetigradit u zhvillua në vitin 1448. Ajo ishte një nga betejat kryesore të ushtrisë shqiptare, e komanduar nga Skënderbeu, kundër ushtrisë osmane. U zhvillua prej 14 majit deri në fund të korrikut. Ushtria osmane komandohej nga vetë Sulltan Murati II.

 

Më 14 maj pararoja e saj arriti në Dibrën e Poshtme dhe rrethoi Sfetigradin. Skënderbeu, për të lehtësuar mbrojtjen e kështjellës, tërhoqi në grykën e Rovikut pararojën turke dhe e shpartalloi.

 

Kur ushtria osmane mbërriti në Stefigrad, Skënderbeu e afroi gjithë ushtrinë disa milje larg kampit të saj. Murati II kërkoi dorëzimin e kështjellës, e bombardoi, por dështoi.

 

Ndërkohë Skënderbeu e godiste kampin osman ditën dhe natën dhe bashkë me mbrojtësit e kështjellës e vunë armikun midis dy zjarreve. Trupat osmane, që ruanin shpinën e forcave të tyre kryesore, patën shumë të vrarë e të plagosur, midis të cilëve edhe komandantin e tyre, Firuz Pashën.

 

Natën e 22 qershorit, shqiptarët sulmuan dhe hynë thellë brenda në kampin turk. Vetëm kur osmanët gjetën ujësjellësin e kështjellës dhe i prenë asaj ujin, mbrojtësit u detyruan të dorëzohen, me kusht që të dilnin të lirë e të largoheshin të armatosur prej saj.

 

Megjithëse e pushtuan Sfetigradin, për shkak të humbjeve të shumta dhe zgjatjes së rrethimit për më shumë se dy muaj e gjysmë, osmanët u detyruan të ndërprisnin mësymjen dhe të tërhiqeshin, të ndjekur këmba-këmbës nga ushtria shqiptare. MHK

 

4 maj 2020

Më shumë

3 shtator 1920, përfundoi Lufta e Vlorës

3 shtator 1920, përfundoi Lufta e Vlorës, një cikël betejash e patriotëve shqiptarë kundër forcave ushtarake italiane të cilat që më 9 dhjetor 1919 kishin marrë nën protektorat Shqipërinë, gjë që ndodhi pas vendimeve të dala nga Konferenca e Paqes.   Të revoltuar nga kjo padrejtësi, më 29 janar 1920 u mblodh ‘Komiteti i […]

101 vite më parë, gratë shqiptare organizohen për të ndihmuar në luftë për Atdhe!

101 vjet më parë u krijua në Shkodër, më 3 gusht 1920, “Komiteti i Zojavet ‘Grueja Shqyptare’ për ndihma bamirsije”. Synimi kryesor i Komitetit ishte mbështetja në mjete financiare dhe sende të ushtrisë shqiptare që ndodhej në front të luftës (Neni 2 i Statutit; bëhet fjalë konkretisht për përpjekjet mes ushtrisë shqiptare dhe asaj […]

‘Royal Air Force’ nën qiellin shqiptar, në mbështetje të aleancës antinaziste

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, përmes publikimt të fotove të kohës, përkujton operacionet e aviacionit Britanik të RAF (Royal Air Force) nën qiellin shqiptar, në zonën e Spilesë të Himarës.   Operacioni nisi si njësi mbështetëse e trupave britanike në kuadrin e aleancës antinaziste gjatë Luftës II Botërore. Britanikët zbarkuan nën operacionin e koduar […]

Memorial në Gurin e Kamjes, ku u ngrit flamuri 4 muaj para shpalljes së Pavarësisë në Vlorë

109 vjet më parë, 4 muaj para shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, flamuri kuqezi u valëvit në Gurin e Kamjes nga trimat e Gorës, Mokrës dhe Oparit nën drejtimin e Kajo Babjenit. Pikërisht në këtë gur, këta atdhetarë me ngritjen e flamurit shpallën çlirimin e zonës së Gorës dhe Mokrës.   Tashmë banorët e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara