Në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, u organizua ceremonia e betimit të tetë (8) anëtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, përzgjedhur nga shorti publik i datës 8 shtator 2020. Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Naureda Llagami, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndër të tjera shprehu rëndësinë që ka krijimi i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, pasi trupa e gjyqtareve te perzgjedhur kanë kaluar me sukses proçesin e rivlerësimit kalimtar, duke garantuar integritet të lartë moral dhe etik.
Më tej znj. Llagami shprehu bindjen se aftësia profesionale dhe besueshmëria e trupës gjyqësore të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, do të përmbushin pritshmëritë e shoqërisë̈ shqiptare për garantimin e një proçesi zgjedhor të lirë, të barabartë, të rregullt dhe të ndershëm. Duke u ndalur tek sfidat e anëtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe transparenca me të cilën u karakterizua përzgjedhja e tyre, znj. Llagami u shpreh se kjo trupë gjyqësore do të kontribuojë në konsolidimin e sistemit demokratik, sundimin e ligjit dhe të ardhmes evropiane të vendit tonë.
Më pas u vijua me betimin e gjyqtarëve znj. Manjola Xhaxho, z. Gentian Medja, z. Sokol Ibi, znj. Alma Kolgjoka, znj. Emona Muçi, znj. Esmeralda Çeka (Xhili), z. Asim Vokshi dhe znj. Edlira Petri.
Përgatitje të shumta po vazhdojnë edhe në institucione të tjera për të ngritur dhe garantuar një process të rregullt zgjedhor.
Parlamenti po ngre një komision të posaçëm, që do të zgjedhë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sipas strukturës së re, që u ra dakord mes partive më të mëdha në Këshillin Politik në marrëveshjen e 5 qershorit.
Nga shumica socialiste u propozua si anëtar Damian Gjiknuri dhe dy të tjerë, nga Partia Demokratike e opozitës u paraqit Oerd Bylykbashi.
Gjiknuri dhe Bylykbashi janë pjesëtarë të Këshillit Politik nga partitë kryesore konkurrente dhe dy nga autorët më të rëndësishëm të reformës zgjedhore.
Ndërsa nga grupet e deputëve brenda parlamentit Edmond Stojku dhe Myslim Murrizi. Ky komision po plotësohet dy ditë para se të skadojë afati për ngritjen e tij.
Parlamenti shpalli në fund të gushtit garën për vendet e lira në KQZ-në e re dhe 18 shtatori është afati i fundit, që kandidatët të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të Komisionit të Zgjedhjeve.
Veprimtarë të shoqërisë civile kanë shprehur dyshimet e tyre mbi kriteret e vendosur për t’u bërë anëtar i KQZ-së.
Sipas tyre, këto kritere ngushtojnë mjaft rrethin e njerëzve, që mund të kandidojnë për postet në KQZ, duke penguar shumë profesionistë të tjerë, që përfshihen në këtë proces.
KQZ me mirëkuptimin e palëve sipas marrëveshjes së 5 qershorit dhe afati i fundit që ai të jetë plotësuar me anëtarët e rinj është 19 tetori.
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën
Çarja e PD/ Basha mbush sallën Anti-Foltore, Berisha: Kuvendi i 11 Dhjetorit në Air Albania
Dy kuvendet e PD, si po përgatiten strukturat për 11 dhe 18 dhjetorin
“O Sali o hero, Amerika ty të do!”/ Shpërthejnë demokratët në New Jersey. Berisha: U shpalla non-grata prej lobimit të Soros dhe Ramës
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij. Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]
Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj. Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]
Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit. Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]