e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

Veprimet të papërgjegjshme të njëpasnjëshme të Kishës Ortodokse, e irrituan edhe Bashkësinë Fetare Islame. Xhamitë ishin të mbyllura prej se u shpall gjendja e jashtëzakonshme, e shkelje të rëndësishme nuk u regjistruan. Pas shkeljes së rëndë dhe grupimeve për Pashkë, kur askush nuk u dënua, veprimi i djeshëm në Strugë, shkaktoi reagime të shumta. Kështu, BFI vendosi që prej 12 maj, ti hap xhamitë.

“Bashkësia Fetare Islame me shumë kujdes ndjek përmasimin e gjendjes shëndetësore në vend, uljen e numrit të infektuarve nga virusi Covid19 si dhe duke vlerësuar kërkesat e 13 Muftinive, të cilat janë të bazuara në kërkesat e xhematëve, dhe të indinjuar nga veprimet e pakujdesshme të KOM-it, që ka nxitë besimtarët islamë, Rijaseti i BFI-së, në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme të mbajtur më  07. 05. 2020 solli vendimin me sa vijon:
*Nga data 12 maj 2020, e martë, xhamitë do të jenë në shërbim të xhematit për të kryer obligimet fetare kolektive”, thonë nga BFI-ja.

Përgjegjësi për mosndëshkimin dhe mosveprimin nga ana e MPB-së, LSDM kërkon nga Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

“Naqe Çulev bëri rrëmujë edhe me hetimin për Mickoskin me qëllim për ta fshehur, i cili vizitoi palestrën në kohë pandemie. Naqe shkëlqimi, nuk inicioi procedurë për grupimin e tifo-grupeve të cilët ishin të organizuar nga VMRO DPMNE”, tha zëdhënësi i LSDM-së.

Ndodhitë në Strugë i kanë dënuar edhe pozita edhe opozita shqiptare.

“Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër tubimin e qytetarëve në Strugë që paraqet thyerje të vrazhdët të të gjitha masave dhe rekomandimeve për mbrojtje të shëndetit publik nga ana e organizatorëve dhe pjesëmarrësve.Apelojmë deri tek qytetarët, por edhe institucionet, që bashkarisht t’ju përmbahemi masave dhe rekomandimeve për të mbrojtur shëndetin publik”, thonë nga BDI.

“Ajo që ndodhi në Strugë sot, po ndodh për herë të dytë në territorin e vendit.Sepse një tubim tjetër fetar në manastir ortodoks ndodhi edhe gjatë festës së Pashkëve dhe si në rastin e parë, si në atë sot gjithçka u transmetua live.Kujtojmë se MPB reagoi shumë shpejt në Hasanbeg, madje personat e involvuar po ballafaqohen edhe me dënime derisa të tjerë pa asnjë pengesë po kryejnë obligimet fetare”, thonë nga Aleanca, raporton KlanMacedonia.

E partia shqiptare që është edhe pjesë e qeverisë, konsideron se hapja e xhamive është një hap i rëndësishëm për shkak se jemi edhe në muajin e Ramazanit. Nga alternative thonë se ka ardhur koha që të hiqen masat restriktive.

“Duke pas parasysh rezultatet e javës së fundit, konsiderojmë se pandemia është në rënie dhe gjendja e jashtëzakonshme është zbehur, andaj konsiderojmë që është koha që të hiqen masat restriktive dhe qytetarëve tu lejohet të shfrytëzojnë liritë elementare, përfshirë edhe lirinë fetare. Kështu që, mendojmë se hapja e xhamive është një hap shumë i rëndësishëm , posaçërisht në këtë muaj të bekuar të Ramazanit”, thonë nga Alternativa.

Ministri Çulev, mbrëmë në një intervistë televizive, tha se nuk dëshiron që ti dënojë qytetarët për shkak se ata tanimë e kanë gjendjen e rëndë ekonomike.

 

8 prill 2020

 

 

Më shumë

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

Debatet rreth censusit në Maqedoninë e Veriut

Procesi i regjistrimit të popullsisë që po mbahet për diasporën e Maqedonisë së Veriut ka mobilizuar edhe faktorët politikë me thirrjet për t’u regjistruar, ndërsa opozita maqedonase po bën thirrje për shtyrjen e procesit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Deri më tani janë regjistruar mbi 150 mijë qytetarë me origjinë nga Maqedonia e […]

1 vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia e Veriut po shënon 1 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Me këtë rast, në një ceremoni që u mbajt në një kazermë të Shkupit, tre aeroplanë ushtarakë të Aleancës fluturuan mbi kryeqytetin e vendit, ndërsa pjesëtarë të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut shfaqën pjesë të stërvitjeve para krerëve të institucioneve më të larta […]

RMV, deri sot janë regjistruar rreth 150.000 persona nga diaspora

Deri në orën 8 të këtij mëngjesi, përmes ueb-aplikacionit për vetë-regjistrim janë evidentuar 148.719 persona të regjistruar nga diaspora, informoi Enti Shtetëror i Statistikave. Si edhe deri më tani, shumica e emigrantëve të regjistruar nga vendi janë nga Zvicra, Gjermania dhe Italia, ndërsa numri i personave të regjistruar është shumë më i ulët […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara