Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së viktimave të Holokaustit,çeli të hënën, datë 27 janar, ekspozitën “Hebrenjtë dhe Shqipëria”. Kjo ekspozitë vjen si njëhomazh për të kujtuar viktimat hebreje të Luftës së Dytë Botërore si edhe për të kujtuar mbrojtjen që u ofroi populli shqiptar gjatë kësaj periudhe të errët të historisë botërore. Viti 2020 shënon 75-vjetorin e mbylljes së kampit të Aushvicit.
Ekspozita “Hebrenjtë dhe Shqipëria” sjell për publikun nga artikujt e parë në shtypin shqiptar si gazeta “Bashkimi” (1945) deri të botimet më të fundit si studime dhe monografi, rrëfime dhe kujtime të familjave të mbijetuara, të cilat pasqyrojnëhistorinë e hebrenjve në Shqipëri, mbrojtjen pakushte dhënë nga populli shqiptar si dhe lidhjen e hershme të popullit shqiptar dhe atij hebre.
Botime si: “Izraelitët në Shqipëri” (1990) nga Josef R. Jakoel; “Jews of Albania” (1992) Harvey Sarner; “Escape through the Balkans : the autobiography of Irene Grünbaum” (1996) nga Irene Grünbaum; “Shpëtimi në Shqipëri : një qind përqind e hebrejve në Shqipëri te shpëtuar nga holokausti” (1999) nga Harvey Sarner; “Reference to records about Jews in Albania before, during and after the Second A World War : guidebook” (2006); “Shqiptarët dhe hebrenjtë në shekuj” (2007) nga Apostol Kotani; “Në sajë të Shqipërisë : rrëfime për vete” (2008) nga Johana Jutta Neumann; “Prania historike dhe shpëtimi i hebrenjve gjatë luftës : (studime e dokumente)” (2008); “Hebrenjtë në Shqipëri : prania dhe shpëtimi : studim monografik” (2009) nga akademik Shaban Sinani; “Hebrenjtë e Beratit : një vështrim nëpër gjurmë…”(2010) me autor Simon Vrusho; “Monarkia kundër Republikës : si u la Shën Naumi : dy monografi dhe disa studimepër shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri” (2011) nga Monika Shoshori (Stafa); “Hebrenjtë në trojet shqiptare : me një përqëndrim në historinë dhe kulturën hebraike” (2012) me autor Edmond Malaj; “Escape to Albania : memoirs of a jewish girl from Hamburg” (2015) nga Johanna Jutta Neumann; “Jeta ime nën pushtetin nazist : memoare = Mojot zivot pod nacistickata okupacija : momoari = my life under the nazi occupation : memoirs” (2018) nga Mimi Kamhi Ergas-Faraxhi; “Hebrenjtë dhe Republika e Kanunit : sprovë” (2019) nga Mehmet Elezi, etj., janë disa nga botimet e ruajtura në arkivin e Bibliotekës Kombëtare.
Një vend të veçatë në këtë ekspozitë zënë edhe artikujt shkencorë në revistat si “Studime historike”, “Përpjekja”, “Studime albanologjike”, “Prietenul albanezului = Miku i shqiptarit”, etj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në hollin e Bibliotekës Kombëtare nga data 27 deri më 31 Janar.
27 janar 2020
“Furtuna”, filmi i fundit në bashkëprodhim mes ‘Mosfilm’ të Rusisë dhe kinostudios ‘Shqipëria e re’
Sir Noel Malcolm, Lucia Nadin dhe David Hosaflook shpallen fituesit për çmimin “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli”
Mall për normalitet – Panairi i Librit në Tiranë
Muzeu Hebraik i Vlorës, nis ngritja e fondacionit, Granoff: Hebrenjtë, histori që bën shqiptarët krenarë
12 vjeçari nga Shkodra, autor i tre romaneve fantastiko-shkencorë
Botohet vëllimi i gjashtë i veprës së dijetarit Mid’hat Frashëri
Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]
Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve. Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]
Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021. I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]
Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]