e hënë 16 maj 2022
e hënë 16 maj 2022

 

 

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën, është arritur përparim historik dhe se liderët e Kinës dhe Rusisë kanë bërë gabim të madh që nuk kanë marrë pjesë në organizimin e mbajtur në Glasgou.

 

Duke folur në një konferencë, pas ditës së dytë të Samitit, Biden ka theksuar përpjekjet e reja për të ndalur shpyllëzimin deri në fund të dekadës, për të zvogëluar emetimet e metanit, për investim në teknologji të re dhe për të shpenzuar para në infrastrukturë të energjisë së pastër.

 

“Nuk mund të mendoj për dy ditë në të cilat është arritur më shumë sesa në këto dy ditë”, ka thënë ai.

 

Biden ka krahasuar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë çuar përpara disa iniciativa në Samit, me ato të Rusisë dhe Kinës, liderët e të cilave nuk kanë qenë pjesë e Samitit.

 

Kina është emetuesja më e madhe e gazrave serrë, të cilët janë përgjegjës për ndryshime klimatike.

 

Rusia është e katërta në listën e emetuesve më të mëdhenj.

 

“Ne jemi shfaqur dhe përmes shfaqjes kemi pasur ndikim të madh në mënyrën sesi pjesa tjetër e botës po i sheh Shtetet e Bashkuara dhe rolin e tyre udhëheqës”, ka thënë ai.

 

Presidenti amerikan ka shtuar se mungesa e presidentit kinez, Xi Jingping në Samit, përbën “gabim të madh”.

 

Ngrohja globale është “çështje gjigante dhe ata janë shmangur. Si kanë mundur ta bëjnë këtë derisa pretendojnë se kanë mantel udhëheqës?” ka thënë ai.

 

“E njëjta gjë shkon edhe për Rusinë dhe (Vladimir) Putinin”, ka vazhduar ai.

 

Biden ka qenë i vendosur për t’i treguar botës se SHBA-ja është kthyer sërish në krye të përpjekjeve globale për të luftuar ndryshimet klimatike, pasi paraardhësi i tij, Donald Trump e pati larguar SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

 

Ky pakt, i arritur më 2015, parasheh që ngrohja globale të kufizohet nën 2 gradë Celsius, mundësisht në 1.5 gradë Celsius, krahasuar me nivelet paraindustriale.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara