e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Miliona njerëz të tjerë do të vdesin para se të mbarojë pandemia e COVID-19 ! Ky është mesazhi më i fundit  i Bill Gates, bashkëthemeluesit të i Microsoft-it dhe i treguar si një nga  filantropët më të mëdhenj të botës së sotme.

  Gates distancohet nga politizimi i përgjigjes ndaj virusit në SHBA dhe sidomos është kundër përhapjes së teorive të komplotit , që shpesh e kanë vënë atë personalisht në qendër të akuzave.  Arsyeja përse është kundër ka të bëjë me sentimentet  nobël të Bill Gates. Teoritë komplotiste, sipas tij, kanë ngadalësuar përpjekjet për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. 

Gjithsesi, Gates nuk mungon të jetë “biblik” në aproçin e tij: ai parashikoi se deri në fund të vitit 2021, një vaksinë e efektshme do të ishte në dispozicion të të gjithëve dhe se një pjesë e mirë e popullsisë së botës do të imunizohej për të ndaluar pandeminë në rritjen e mëtejshme të saj. Edhe këtu, Bill Gates e ndan botën në një pjesë që duhet dhe në një tjetër që është e tepërt! 

Gates thotë se ka kaluar pjesën më të madhe të kohës duke menduar për viruset dhe vaksinat, që para se të zbulohej coronavirusi në Wuhan në provincën kineze të Hubeit në Kinën Qendrore (nuk i interesojnë më sistemet maksimalë !!!). As që mund të vihet në dyshim kjo që thotë Bill Gates; shqetësimi i tij është krejt i mirëkuptueshëm: ku t’i investojë më mirë paratë: në viruset, në vaksinat, apo në të dyja. Më mirë në të dyja, Bill, jemi më të sigurtë ne të vdekshmit pa para!

Ai mburret me faktin që tashmë ka bërë bujë, se prej vitesh ka paralajmëruar botën për një sëmundje të re që do të shkaktonte një pandemi globale. Bill Gates  dhe Xhorxh Soros kanë një dhunti të përbashkët: parashikojnë pandemitë: Soros ato financiare, Gates ato virale. No wey ! 

Fondacioni i Bill Gates është angazhuar për afro 350 milionë dollarë në kontributin e tij “humanitar” ndaj  COVID -19!  Një grimcë para fitimit nga vaksimimi i të gjithë botës!!! 

“Ne të gjithë duhet të shpenzojmë miliarda për të nxjerrë vaksinën, për të shpëtuar trilionat nga dëmi i shkaktuar ekonomik”, thotë ai. Ka alternativë tjetër?

 

Më shumë

Nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti-Covid

Doza e tretë e vaksinës anti – Covid për personat mbi 60 vjeç është hapi tjetër që pritet të nisë këtë të hënë në Shqipëri.   Komiteti teknik i ekspertëve në rekomandimet e fundit të saj vendosi marrjen e një doze të tretë të vaksinës për të gjithë të moshuarit mbi këtë moshë. […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

Tetori Rozë – 1 në 8 gra me kancer gjiri!

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.   Jepini vetes vetëm 30 minuta kohë për shëndetin tuaj.  Sot 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer të gjirit.  Kapja e hershme e kësaj sëmundje të shpëton nga vdekja. Mesazhi vjen nga gra që janë përballuar me sëmundjen […]

“Pacienti zero” i COVID-19 në SHBA mund të jetë prekur në prill të vitit 2019

Tani gjurmimi i origjinës së virusit të COVID-19 është një sfidë e përbashkët e të gjithë njerëzimit. Matematikanët kanë filluar të përdorin metodat e analizës në bazë të të dhënave të mëdha për të gjetur “pacientin zero”.   Të mërkurën, platforma e parapublikimit të artikujve shkencorë e Akademisë së Shkencave të Kinës (ChinaXiv) publikoi […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara