Tuesday 3 October 2023
Tuesday 3 October 2023

 

 

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.

 

 

Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor në një vend i cili që nga viti i ardhshëm do të presë muzeun rajonal të BIRN, “Shtëpinë e Reporterëve”, kushtuar gazetarëve dhe çështjeve të medias, luftërave në ish-Jugosllavi dhe sfidave të gazetarisë bashkëkohore.

 

Ekspozita bazohet në serinë e gjatë online të BIRN, “Last Despatches”, e cila tregon historitë e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas luftërave të viteve 1990 në Ballkan.

 

Disa nga 155 personat që vdiqën ishin korrespondentë të huaj që erdhën për të mbuluar konfliktet, por shumica e tyre ishin qytetarë të republikave ndërluftuese. Disa u vranë ndërsa raportonin nga vijat e frontit, ndërsa të tjerë u qëlluan me armë në rrugët e vendlindjes së tyre, apo edhe u vranë në zyrat e tyre.

 

Ekspozita do të shërbejë gjithashtu si prezantim i librit të ri “Last Despatches” të BIRN, i cili përmban 20 histori, duke përfshirë kujtime personale të familjeve, miqve dhe kolegëve të atyre që u vranë.

 

“Këto histori ofrojnë një pasqyrë të punës së medias në hartimin e rrëfimeve të para historike të rënies së Jugosllavisë federale”, tha Marija Ristic, drejtoreshë rajonale e BIRN.

 

“Por kjo nuk duhet të konsiderohet si një përpjekje për të përshkruar, dokumentuar dhe shpjeguar trajektoren e luftës – ky është një koleksion tregimesh për gazetarët, të shkruara nga gazetarë. Është një memorial për kolegët e humbur dhe një nderim për punën e tyre, por në të njëjtën kohë një kujtesë se ne kemi nevojë për media të lira për të ndërtuar shoqëri të lira”, shtoi Ristic.

 

Vendi i ekspozitës në Sarajevë vitin e ardhshëm do të bëhet një hapësirë ​​e re muzeale dhe komunitare, e titulluar “Shtëpia e Gazetarëve”. Ai do të jetë muzeu i parë rajonal në Ballkan që tregon historinë gjithëpërfshirëse të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe luftërave që shpërthyen pasi shteti i bashkuar u shpërbë.

 

Muzeu do të ofrojë një rrëfim bindës, të bazuar në fakte, por nuk do të jetë thjesht një vend trashëgimie për historinë e kohës së luftës. Ai do të shërbejë gjithashtu si një hapësirë ​​komunitare për gazetarët që të mblidhen dhe diskutojnë çështjet kritike me të cilat përballen shoqëritë e Evropës Juglindore dhe Qendrore, duke shkëmbyer ide me ekspertë nga jashtë rajonit rreth zhvillimit të gazetarisë cilësore dhe raportimit investigativ dhe rolit të medias në konflikte dhe në parandalimin e konflikteve.

 

“Shumë nga sfidat me të cilat u përballën gazetarët gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi ofrojnë leksione të qëndrueshme për mbulimin mediatik të luftërave. Në të njëjtën kohë, gazetaria bashkëkohore përballet me problemet e propagandës dhe dezinformimit që janë përforcuar nga mjedisi online dhe mediat sociale”, shpjegoi Ristic.

 

Ekspozita “Last Despatches” do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 12:00 deri në 20:00 në Ferhadija 10, Sarajevë, nga data 15 deri më 19 dhjetor.

 

Ekspozita online:

https://last-despatches.balkaninsight.com/

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara