Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

Komisioni europian prezantoi metodologjinë e re mbi bisedimet e anëtarësimit në kuadër të procesit të zgjerimit, pas këmbënguljes, kryesisht të Francës e cila pasoi me mungesën e një vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tetorin e kaluar. Komisioneri për Zgjerimin Oliver Harvelyi tha sot në Bruksel se Komisioni i qëndron rekomandimit pozitiv për Tiranën dhe Shkupin dhe se shpreson që metodologjia e re dhe hapja e bisedimeve për dy vendet ballkanike të miratohet gjatë mbledhjes së Këshillit në mars.

“Sot, kolegji i Komisionerëve ka adoptuar metodologjinë e re për negociatat e pranimit”, tha Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Várhelyi, gjatë një konference për shtyp.

Franca bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut vitin e shkuar, duke kërkuar që procesi i zgjerimi të ketë mundësi kthimi dhe me një përqendrim më të fortë mbi shtetin e së drejtës.

Holanda dhe Danimarka gjithashtu kishin rezervat e tyre, ashtu si edhe Franca.

“Qëllimi i propozimit të sotshëm është që të rivendoset një perspektivë e besueshme e BE-së për Ballkanin Perëndimor”, tha të martën Várhelyi.

“Teksa po përforcojmë dhe përmirësojmë procesin, objektivi ynë mbetet hyrja dhe anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian”.

Zyrtari i BE-së tha se metodologjia e re bazohet mbi katër parime: procesi i pranimit duhet të jetë “i besueshëm, më dinamik, i udhëhequr nga një drejtues i fortë politik dhe më i parashikueshëm”.

 

Përqendrimi mbi shtetin e së drejtës

Mbi parimin e parë, Várhelyi tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shfaqin më tepër besueshmëri, veçanërisht mbi shtetin e së drejtës.

“Fokusi mbi liritë themelore duhet të forcohet më tej”, tha Várhelyi.

Komisioneri theksoi se vendet anëtare të BE-së do të kenë mundësi të mbikëqyrin dhe të rishikojnë procesin e pranimit më shumë se më parë.

“Duhet ta bëjmë të qartë se mund të kthehemi edhe mbrapa”, tha Várhelyi, duke shtuar se “në opinionin publik dhe në vendet tona anëtare ka thirrje të forta se duhet të kemi mundësi që të kthejmë pas negociatat”.

Negociatat do të përqendrohen mbi gjashtë tema dinamike, vijoi zyrtari i BE-së, duke vendosur një afat një vjeçar për secilën. Megjithatë, ka shtuar ai, “të drejtat themelore dhe shteti i së drejtës do të mbajnë një rol kyç, të cilat do të trajtohen të parat dhe do të mbyllen të fundit”.

Negociatat do të hapen përpara “samitit të Ballkanit Perëndimor”

Metodologjia e rishikuar është vetëm një prej tre strategjive të reja të Komisionit. Várhelyi tha se ajo do të ndiqet nga hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se shpreson se kjo mund të nisë “përpara samitit të Ballkanit Perëndimor”, i cili do të mbahet në Zagreb në maj të vitit 2020.

Ndërsa, pjesa e tretë përfshin një plan investimesh për zhvillimin ekonomik të rajonit.

 

Reagimet e para kanë qenë pozitive

Teksa Várhelyi prezantoi planin e ri të Komisionit tek Europarlamentarët, grupet më të mëdha politike në Parlamentin Europian shprehën mbështetjen e tyre për metodologjinë e re.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha të mërkurën se propozimi ishte një “mesazh i mirë” për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat kanë mbetur tejet të zhgënjyera pas mos hapjes së negociatave në tetor.

 

Maqedonia e Veriut i ka vlerësuar planet e reja.

“Kjo qasje e re do të rezultojë në një fitore të dyfishtë në javët në vijim: hapja së bashku e negociatave në një proces të avancuar”, tha ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, përmes një deklarate të shkruar.

 

Skepticizmi i Francës

Propozimet e Komisionet ka të ngjarë që do të zbusin rezervat e Francës, Holandës dhe Danimarkës.

Zv.ministrja franceze e Çështjeve Europiane, Amélie de Montchalin, tha se ka pasur “bisedime shumë të mira me Komisionerin Várhelyi” gjatë një konference të shkurtër për shtyp në Bruksel gjatë së martës.

“Franca po kërkon një proces gradual dhe të mirëfilltë, i cili do të sjellë përfitime. Një proces i kthyeshëm dhe që është i drejtuar politikisht. Unë mendoj se diskutimet të mërkurën, nga Komisioni, do të tregojnë se në gjithë këto fusha kemi ndryshim të metodologjisë,” tha ajo.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se Franca nuk do të pranojë menjëherë hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin.

“Duhet të sigurohemi, në bazë të raportit që do të prezantohet nga Komisioni në mars, që janë plotësuar kushtet”, tha ajo.

Komisioni Europian do të publikojë në mars një raport për secilin nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, mbi gjendjen e reformave, respekti për shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejtat themelore.

Më shumë

Raporti i KE: Ku ka bërë progres dhe ku ngec ende Shqipëria?

Komisioni Europian (KE) miratoi të martën, (19.10) Paketën e Zgjerimit 2021 dhe vlerësoi situatën dhe progresin e arritur në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) dhe Turqi në proceset e tyre respektive drejt hyrjes në Bashkimin Europian. Vëmendje e veçantë i është kushtuar reformave themelore dhe udhëzimeve të qarta për reformat prioritare në vijim, […]

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës po me cilat prioritete?

Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit: për dy vjet Vend i vogël me politikë të jashtme konstruktive.   Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të […]

Shqipëria mbetet peng i të kaluarës së saj komuniste

Dështimi i Shqipërisë për t’u shkëputur rrënjësisht nga diktatura e saj brutale komuniste ka shtrembëruar kujtesën e saj për të kaluarën dhe ka dëmtuar tranzicionin e saj nga shoqëria post-totalitare në një demokraci funksionale.   Ky mars shënoi 30-vjetorin e fillimit të Lëvizjes Studentore që i hapi rrugë rënies së regjimit komunist hoxhist, […]

Melodia e vjetër e BE-së për Ballkanin

Të dëgjosh Bashkimin Evropian duke u prononcuar për Ballkanin Perëndimor është pak a shumë njësoj sikur të mbyllesh në një dhomë dhe të dëgjosh të njëjtën melodi.   Është i njëjti refren i ëmbël që premton një të ardhme të mrekullueshme së bashku, por pa përcaktuar ku dhe kur.   Ka qenë viti […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara