e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.

 

Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën e monedhës digjitale: Licencë TD që është për agjentët e tregtimit të kriptomonedhave e cila lëshohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe licenca DLT e cila do të jepet e ndarë në 3 kategori: bursë për tregtimin e monedhave digjitale, bursë e decentralizuar ku shtohet edhe tregtimi i parasë fizike dhe lloji i tretë që përmban kombinimin e të gjithë aktiviteteve.

 

AMF dhe AKSHI janë dy institucionet përgjegjës që do të licencojnë subjekte në këtë fushë, ndërsa pritet që prodhimi i Bitcoin në Shqipëri të nisë menjëherë pas miratimit të këtij projektligji dhe disa rregulloreve të tjera nga institucionet.

 

Për herë të parë kjo teknologjia Bitcoin do të bëjë të mundur shkëmbimet e pagesave mes dy subjektesh pa patur nevojë për një ndërmjetës të tretë që jep garanci, ndërsa të gjithë transaksionet do të jenë digjitale. Një pjesë e mirë vendeve të evropiane tashmë e kanë legalizuar këtë aktivitet.

 

Më shumë

Projekti për Gazin Natyror të Lëngshëm në Shqipëri mund të fillojë në vitin 2023

Në foto: Termocentrali i Vlorës     Presidenti i kompanisë amerikane që synon futjen e Gazit të Lëngshëm Natyror (GNL) në Shqipëri, thotë se ky burim energjie do të plotësonte nevojat për energji në vend dhe do ta kthente atë në një pikë për eksportin e tij në vende të tjera të Ballkanit. Steven Kobos, […]

Raporti vjetor – Portit i Durrësit, përpunoi mbi 3.8 milionë tonë mallra

Kryeson Terminali Perëndimor, në të cilin u ruajt trendi i 2019-ës, me një rritje prej 35 mijë tonë mallra më shumë   Gjatë 12-muajve në Portin më të madh të vendit, janë përpunuar rreth 3 milionë e 882 mijë tonë mallra gjithsej.   Sipas të dhënave Statistikore të Autoritetit Portual Durrës, vetëm në Terminalin […]

Fasonet po sjellin më shumë të ardhura se turizmi

Sektori fason shënoi një rritje të ndjeshme të ardhurave në tremujorin e tretë të vitit 2020. Mbështetur në të dhënat e bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat për shërbimet e përpunimit të mallrave të porositësve nga jashtë vendit arriti në 125 milionë euro, në rritje me 30 milionë euro krahasuar me tremujorin […]

Biznesi, nis zbardhja e aksionerëve anonimë – Përcaktohen procedurat e regjistrimit në QKB të pronarëve të vërtetë, gjoba deri 10 mijë USD

Ndërsa ka hyrë në fuqi që në verën e këtij viti Ligji për zbardhjen e pronarëve apo aksionerëve të vërtetë të bizneseve, Këshilli I Ministrave ka miratuar këtë javë procedurat përmes të cilave ata do të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit si dhe në regjistrin e posaçëm që do krijohet për këtë qëllim. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara