e premte 30 korrik 2021
e premte 30 korrik 2021

 

Biznesi kërkon përfshirjen edhe të disa kategorive të punonjësve në listën e grupeve me rrezik, që të marrin vaksinën në mënyrë të përshpejtuar.

 

Në kushtet kur shumë sipërmarrje janë duke vuajtur kufizimet për shkak të pandemisë, dhomat e tregtisë dhe industrinë në Durrës, përmes një letre i është drejtuar komitetit teknik të ekspertëve, për të përfshirë në planin e vaksinimit edhe punëtorët e një serie sipërmarrjesh.

 

“Megjithëse punëdhënësit janë përpjekur në respektimin e masave anti covid, vaksinimi i punëmarrëvseve të këtyre bizneseve do të luajë një rol të rëndësishëm, nëse duam të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje dhe të kemi një rimëkëmbje të ekonomisë,” – shprehet kryetari i Dhomës së Tregtisë Durrës, Alban Isteri.

 

Bizneset që kërkojnë të përfshihen në planin e vaksinimit:

 

  • Sektori fason
  • Sektori farmaceutik
  • Shërbimet shëndetësore
  • Call Center
  • Punonjësit e supermarketeve
  • Sektori i transportit të udhëtarëve
  • Sektori i turizmit

 

 

Drejtues të dhomës së tregtisë dhe industrisë në Durrës thanë se nuk kanë ende një komunikim me komitetin e ekspertëve.

 

Por ata këmbëngulin se mos-vaksinimi i punonjësve të shërbimit dhe veçanërisht në fushën e turizmit, mund të jetë një pengesë me shumë për këtë sektor, i cili edhe kështu është goditur rëndë për shkak të mungesës së vizitorëve.

 

Ndërsa anëtarë të komisionit të vaksinimit pohuan se kapacitet janë të për vaksinuar deri në 10 mijë persona në ditë, por nuk ka vaksina.

 

Mira Rrakacolli, zëvendësministre e shëndetësisë, e pyetur nga Euronews Albania, tha se “qeveria shqiptare nuk ka përjashtuar vaksina për shkak të shtetit që i ka prodhuar, por për shkak se ato nuk janë certifikuar nga institucione apo organizatat që ofrojnë garanci për jetën e qytetarëve”.

 

Aktualisht procesi i vaksinimit është duke vazhduar me personelin mjekësor dhe të moshuarit mbi 90 vjeç.

 

Më shumë

Përfundon afati për regjistrim online për klasat e para, asnjë përgjigje nga institucionet

Shqipëria aplikoi për herë të parë këtë vit, regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë, përmes portalit e-Albania. Të dhënat paraprake tregojnë se nga data 15-30 qershor janë kryer 5580 aplikime në 182 shkollat ku u pilotua ky proces. Pas regjistrimit në e-Albania, prindërit apo kujdestarët ligjorë të fëmijës, duhet të ishin njoftuar nga […]

Në universite, më shumë vajza/ Meshkuj linden më shumë, por arsimohen më pak

Në Shqipëri lindin më shumë djem sesa vajza, si dhe janë ata që kur rriten emigrojnë më shumë se sa gratë shqiptarë, tregojnë të dhënat më të fundit nga Instituti i I statistikave.   Diferencimi gjinor vihet re edhe në ciklet arsimore. Teksa në arsimin parauniversitar pjesëmarrja e djemve është më e lartë se […]

Në 1939, nën pushtimin italian, Tirana bëhet me rrjet ujësjellës

Ishte viti 1939 kur në Tiranë për herë të parë u ndërtua sistemi i ujësjellësit!   Deri në këtë vit kryeqyteti i Shqipërisë me ujë furnizohej nga puset.   Në ’39-tën, me përfundimin e qendrës së Tiranës, ndërtimin e ministrive dhe shëtitores “Dëshmorët e Kombit”, u vu në punë Impianti i Pastrimit të Ujit […]

Me Himnin e Flamurit biznesi i Vlorës, proteston kundër masave anti-covid

Gjatë mbrëmjes së djeshme baret dhe restorantet në zonën e Lungomares në Vlorë protestuan për  ndryshimin e orës policore nën tingujt e Himnit të Flamurit.   Disa prej pronarëve të bizneseve refuzuan ta mbyllin aktivitetin e tyre dhe më pas janë përplasur me efektivët.   Policia shoqëroi dhe tërhoqi me forcë mbrëmjen e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara