e mërkurë 24 shkurt 2021
e mërkurë 24 shkurt 2021

 

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga kryetari Agim Shahini ka vizituar Portin industrial të Durrësit, i njohur me emrin Porto Romano ku u prit nga përfaqësuesi i Korporatës Shell Kosova Lulëzim Kryeziu në Deponitë e kësaj Korporate në këtë Port.

 

Kryetari Shahini, tha se është tepër i kënaqur që është prezent në arritjen e anijes  JENNY I VALLETA me të madhe në këtë Port, e gjatë 174 metra dhe e gjerë 38 metra me një sasi 36 milion litra të derivateve të naftës dhe ky sukses i atribuohet Shell Kosova.

 

“Ne mburremi më këtë korporatë kosovare si model i investimeve dhe deponive në këtë hapësirë që jep një siguri për qytetarët dhe konsumatorët e Kosovës dhe më gjerë se do të kemi sasi dhe kualitet të mjaftueshëm të derivateve të naftës pavarësisht situatave të krijuara edhe nga krizat e ndryshme por edhe nga Pandemia Covid 19”, tha Shahini.

 

Kreu i AKB-së shtoi se tradita shumëvjeçare e kësaj korporate është model në Ballkan dhe ky është sukses i të ndjerit biznesmenit të njohur global Latif Kryeziut, i cili ka trasuar një rrugë të mbarë për ju dhe mbarë Kosovën në këtë sektorë.

 

Lulëzim Kryeziu nga Shell Kosova, tha se vizita e AKB-së na inkurajon neve që të investojmë edhe më tutje ne tregjet mbarë shqiptare, për të ju ofruar gjithmonë sasi dhe kualitet të sigurt për të gjithë klientët tonë të cilët i falënderoj që kanë besimin në Shell Kosova.

 

“Investimet dhe punësimet në kompaninë tonë do të vazhdojnë edhe më tutje dhe për këtë dua ti falënderoj familjen, babin tim të ndjerë Latif Kryeziun i cili ishte motiv i familjes, stafit dhe i partnerëve në Kosovë dhe anekënd botës dhe ne jemi duke vazhduar rrugën e tij, duke i angazhuar e gjithë familjen, por edhe punëtorët të cilët po japin maximumin që Korporata jonë të arrij suksese të reja në fushën e derivateve dhe ndërtimit, hotelerisë dhe restoranteve në gjithë vendin”, tha Kryeziu.

 

 

 

 

 

Më shumë

Në 13 vjetorin e Kosovës shtet, sulmohet autobuzi me shqiptarë në Malin e Zi

Një autobuz me shqiptarë të Kosovës që po udhëtonin drejt Kolashinit në Malin e Zi është qëlluar me gurë pikërisht në ditën kur Kosova kremton 13 vitet shtetësi.   Lajmin e ka bërë të ditur Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në Facebook. Mësohet se rastin e […]

Numërohen rreth 99% të votave, kryeson Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar rreth 99 përqind të fletëvotimeve nga 2 mijë e 336 vendvotime.   Në ueb faqen e KQZ-së janë transmetuar rezultat, ku tregohet se kanë mbetur pa u procesuar vetëm edhe 46 vendvotime.   Sipas këtyre rezultateve Vetëvendosje në krye me Albin Kurti që njëherit është edhe kandidati […]

Mbyllet procesi i votimit në Kosovë

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë për Kuvendin e ri. Deri më tani, nuk ka pasur incidente nëpër qendrat e votimit.   Sipas të dhënave të KQZ-së së Kosovës, në zgjedhje ka patur pjesëmarrje mbi 46.97% të qytetarëve me të drejtë vote.   Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit. […]

Burrat votojnë më shumë se sa gratë në Kosovë

Me grumbullime të mëdha të qytetarëve dhe pa respektim të masave kundër Covid-19, partitë politike në Kosovë përmbyllën fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.   Vëzhguesit i kanë kritikuar partitë për standarde të dyfishta në zbatimin e masave kundër koronavirusit ndërsa kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e rritjes së numrit të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara