Obligimi i bizneseve që kanë numër të madh të artikujve që për çdo lloj të produktit, edhe pse kanë përbërjen e njejtë por dallojnë në peshë t’i kërkohet raporti i analizave me vulë të njomë, si pjesë e eleminimit të barrierave tregtare si dhe procedurat burokratike ishin disa nga pikat kyqe të cilat u diskutuan në takimin mes OAK-së dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shqipëri.
Në kuadër të këtij takimi u diskutuan kërkesat e bizneseve prodhuese të produkteve ushqimore që të mos kërkohet Raporti i Analizës për produktet, në rastin kur produkti është i njëjtë, mirëpo ndryshon vetëm në gram apo në formë, meqenëse kjo gjë jo vetëm që po iu merr kohë por ka edhe kosto shtesë financiare, përderisa gjatë eksportit në vendet e tjera kërkohet vetëm certifikata e cilësisë.
Pra të mos ketë nevojë të bëhen analizat për të gjitha produktet, por Raporti i Analizës së njërës të vlejë edhe për produktet tjera me përbërje të njejtë. Kjo do të ndikonte në kursim të shpenzimeve, por edhe të kohës për palët, u tha ndër të tjera në takim.
Me këtë rast OAK theksoi se sfidat me të cilat prodhuesit e produkteve ushqimore të Kosovës po përballen gjatë bashkëpunimit me Shqipërinë, lirisht mund të themi që nuk i hasin me asnjë nga shtetet tjera në të cilat eksportojnë, madje kritere të tilla nuk u kërkohen as edhe nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, andaj një gjë e tillë po vështirëson operimin e bizneve jashtë vendit.
Gjatë këtij takimi Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë theksoi që barriera të tilla nuk aplikohen për bizneset nga Shqipëria, andaj është e rëndësishme që vendet tona të thjeshtësojnë sa më shumë procedurat dhe krijojnë lehtësira gjatë bashkëpunimit. Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani, theksoi që është e domosdoshme që marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë të ratifikohen në Kuvendin e Shqipërisë, në mënyrë që të zbatohen me përpikmëri dhe të tejkalohen burokracitë e panevojshme.
Ndërsa, Zëdhëndësi i AUV Lamir Thaçi shpalosi në detaje marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë, e të cilat nuk po zbatohen në praktikë, duke theksuar që operatorët ekonomik po hasin në vështirësi për shkak të këtij fakti.
Përderisa, Drejtori i Menaxhimit të Riskut dhe Inspektimit Azbi Arapi theksoi që si autoritet nuk janë në dijeni për këto pengesa që po hasin bizneset, dhe falënderoi OAK-në për pasqyrimin e këtyre shqetësimeve, duke theksuar që do të eleminohen në kohë sa më të shkurtër
Në këtë takim gjithashtu pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit nga bizneset: Artidon Gashi nga Egi Group dhe Adnan Ibrahimi nga Silca Group të cilët shpalosën rastet konkrete me të cilat ballafaqohen gjatë eksportit të produkteve ushqimore në Shqipëri, duke kërkuar përkrahje dhe lehtësira në këtë drejtim.
Në këtë takim morën pjesë Skënder Krasniqi- Kryetar i bordit, Diamant Elshani-Seketar i bordit, Hysni Zogaj- Anëtar i bordit, Nait Hasani – Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Qëndresa Ibrahimi- Koordinatore, Blinera Shkodra-Zyrtare Administrative, Naser Krasniqi – Drejtor Ekzekutiv në AUV, Lamir Thaçi – Zëdhënës i AUV dhe bizneset Artidon Gashi-Egi Group dhe Adnan Ibrahimi-Silca Group
Biznesi Kosovë-Shqipëri, kërkohet eliminimi i barrierave në eksport
Raporti vjetor – Portit i Durrësit, përpunoi mbi 3.8 milionë tonë mallra
Fasonet po sjellin më shumë të ardhura se turizmi
Biznesi, nis zbardhja e aksionerëve anonimë – Përcaktohen procedurat e regjistrimit në QKB të pronarëve të vërtetë, gjoba deri 10 mijë USD
Malësi e Madhe, fermerët zgjerojnë sipërfaqet me bimë mjeksore
Përgjysmohet eksporti i mandarinës, frutat po kalben në pemë
Eksportet shqiptare me vendet e CEFTA-s shënuan rritje me 14% në vitin 2019, ndërsa rritje me 4% shënuan edhe importet drejt vendit tonë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se së bashku me vendet e rajonit, Shqipëria ka marrë masa për të bërë më të lehtë tregtinë mes vendeve, […]
Gjatë 7 muajve të parë të vitit, shtetet e Bashkimit Evropian kanë importuar nga Shqipëria rreth 5.7 milionë euro vlerë maska, nga vetëm 316 mijë euro që kishte qenë ky import për gjithë vitin 2019. Të dhënat e publikuara nga Eurostat, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se importi ishte i lartë në prill e […]
Sot e në vijim nuk do të ketë më pengesa në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përsa i përket çertifikatave fitosanitare të produkteve bujqësore. Ministrat e Bujqësisë së dy vendeve Blendi Çuçi dhe Arjanit Hoxha nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit Fitosanitar, e cila njeh rezultatet e testeve dhe vlerësimit të laboratorëve, jo […]
Administrata tatimore ka shtuar presionin ndaj tatimpaguesve për të bërë deklarime më të larta të pagave, duke u kërkuar që të deklarojnë pagat reale. Subjektet janë paralajmëruar se ata po monitorohen dhe po krahasohen me tregun dhe se nëse nuk korrigjohen, atëherë do të aplikohen sanksionet e parashikuara në ligj. Në shkresën e […]