e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Raporti zyrtar i dëmeve vlerëson se humbjet për industrinë arritën në 150 milionë euro, me turizmin dhe prodhimin si dy sektorët e goditur më rëndë.

Përfaqësuesit e biznesit deklarojnë se pasojat vijojnë të ndihen. Te fasonët kriza e nisur me zhvlerësimin e euros është thelluar, ndërsa turizmi në prag të sezonit deklaron se ka anulime rezervimesh.

“Ka dëme shumë të mëdha në biznes. Ka biznese të dëmtuara rëndë, të tjera që kanë ndërruar vend, që ka konstot përkatëse”, shprehet Gjergji Gjika, kryetar i Shoqatës së Fasonistëve të Shqipërisë.

“Kemi reagime jo të mira të sezonit. Ka anulime, ka skepticizëm. Duke afruar sezoni, njerëzit presin se si do të jetë reagimi i tregut”, thotë Kliton Gërxhani, zv/kryetar ATOA.

Sipas Kryetarit të Shoqatës së Fasonistëve, emigracioni, mungesa e krahut të punës dhe mungesa e masave mbështetëse nga qeveria e kanë bërë këtë industri jokonkurruese me vendet e rajonit.

“Ne nuk jemi më konkurrues. Shqipëria nuk ofron më asnjë gjë më të madhe, por më të vogël se shtetet fqinje që zhvillojnë këtë biznes”, thotë Gjika.

Ndërsa sipas nënkryetarit të Shoqatës së Tur Operatorëve dhe Agjencive Turistike, më shumë se dëmet fizike, ndikimi negativ më i madh është efekti psikologjik, që kërkon dhënie garancie mbi sigurinë.

“Dëmi më i madh është ai psikologjik. Njerëzit ngurrojnë të vijnë në një zonë të prekur dhe kërkohet një certifikim institucional nga një kompania e huaj, por ndoshta edhe nga shteti ku të vendoset firma”, thotë Gërxhani.

Përfaqësuesit e biznesit shprehen se ky vit do të jetë shumë i vështirë dhe apelojnë që një pjesë e fondeve të siguruara nga Konferenca e Donatorëve të shkojnë për ringjalljen e ekonomisë.

Sipas raportit të dëmeve, 714 biznese u dëmtuan plotësisht ose pjesërisht nga tërmeti, së bashku me 18 struktura akomoduese dhe 42 bar restorante. Rikuperimi i këtyre sipërmarrjeve do të kërkojë në total 51 milionë euro investime.

“Viti 2020 do të jetë viti i falimentimeve, të cilat kanë filluar. Kjo do të ndikojë te punësimi”, shprehet Gjergji Gjika.

“Në dy vitet e ardhshme do të ketë rënie të numrit të turistëve vetëm prej tërmetit, pa u futur koronavirusi në mes. Kjo tregon se po ta lexojmë realitetin ashtu siç duhet do të kemi një vit jo të lehtë. Ekonomia ka nevojë edhe për injeksion edhe për projekte të caktuara ”, thotë Kliton Gërxhani. cnn albania

Më shumë

Në gjashtë mujorin e parë të vitit më tepër mallra u transportuaran nëpërmjet hekurudhës

Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër.   Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës.   Por volumi i mallrave të transportuara […]

Gati 10 miliardë lekë eksportet drejt Kosovës, kryesojnë materialet e ndërtimit dhe metalet

Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë.   Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]

Shtëpitë u shtrenjtuan 11 %. Rritja më e lartë është në Tiranë dhe në zonat bregdetare

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara