e hënë 19 prill 2021
e hënë 19 prill 2021

 

Rezultati zyrtar i zgjedhjeve në Bjellorusi nxjerr presidentin aktual Alexander Lukashenko, në fuqi qysh prej vitit 1994,  superfitues me me shumë se 75% të votave, por manifestimet e shumta, protestat në Minsk, reaksionet e forta represive të policisë dhe reaksionet e vëzhguesve e të ndërkombëtarëve, dëshmojnë se zgjedhjet kanë qënë të manipuluara .

Të dhënat zyrtare e nxjerrin sfidanten kryesore, kandidaten filoeuropiane Svetlana Tikhanovskaya, me vetëm 10% të votave e cila, pasi akuzoi qeverinë për manipulim të zgjedhjeve, në mes të protestave ia mbathi në Lutuani për t’i treguar botës se jeta e saj mund të ishte në rrezik në Minsk.

Bjellorusia është një vend në lindje të Europës e kufizuar si me BE-në (Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë), ashtu edhe me Rusinë dhe Ukrahinën, me një popullsi bilingue (bjelloruso e rusofone – gjuhë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën) prej afro 10 milionë banorësh, në të cilën gjendet një komponente e fortë demografike me etni ruse, ndërsa vendi është i orientuar historikisht drejt Moskës. Vitet e fundit janë bërë përpjekje për ta demokratizuar Bjellorusinë dhe për ta afruar atë me BE-në dhe Perëndimin. Përpjekje të tilla kanë hasur në rezistencën e regjimit të Minskut i cili, i mbështetur fuqimisht nga Moska, mëton se përpjekjet europiane për “demokratizimin dhe europianizimin” e vendit nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje revanshiste polake dhe gjermane për të përfshirë Bjellorusinë në sferën e tyre të influencës dhe për ta orientuar vendin kundër Moskës.

Kandidatja e preferuar e europianëve Svetlana Tikhanovskaya, një ish mësuese e anglishtes dhe tashmë përkthyese, u kandidua nga bashkëshorti i saj, një blogger e youtuber  i njohur në vend si një ndër opozitarët më të ashpër të Lukashenkos. Një treshe grash u bë në këto zgjedhje rivalizuesja e Lukashenkos; përveç Tikhanovskayas, edhe  Veronika Tsepkalo, gruaja e një sipërmarrësi që e la vendin nga frika e arrestimit dhe Kolesnikova, koordinatore e fushatë zgjedhore të bankierit  Viktor Babaryko i cili, sipas sondazheve, kishte arritur të formonte një konsensus të mirë në vend. Rasti i parë në Europë e mbase edhe në botë,  ku burrat përdorin gratë si mburojë në zgjedhjet elektorale!!!

Çudia e këtyre zgjedhjeve në Bjellorusi qëndron në faktin se kandidatja më filoeuropiane, Tikhanovskaya nuk paraqiti asnjë program politik, por menjëherë deklaroi se qëllimi i saj ishte të bënte një amnisti politike dhe të organizonte zgjedhje të lira brenda gjashtë muajve!!! Edhe kjo është një çudi tjetër e zgjedhjeve bjelloruse!!!

Prova gjenerale se si do të mund të përfundonte vendi nën drejtimin e grave shtëpiake, por “demokrate” u bë në janar të këtij viti, kur Rusia ndërpreu qëllimisht marrëveshjet e favorshme për furnizime energjitike ndaj Bjellorusisë. Më vonë, ndodhi epidemia e Covid-19, e tallur dhe e stërtallur nga Lukashenko publikisht, si një manovër e forcave të caktuara në Perëndim (SHBA) për t’u hequr sovranitet vendeve të ndryshme të botës. Bjellorusia ka deklaruar vetëm 600 të vdekur nga Koronavirusi.

Zgjedhjet e 9 Gushtit nuk  u ndoqën nga OSCE, ngaqë observatorët e kësaj organizate nuk u ftuan nga qeveria bjelloruse. Sipas komisionit zgjedhor, 41,7 % e votave janë shprehur që pesë ditë më parë se ditës së zgjedhjeve, një mekanizëm i adoptuar edhe nga vende europiane në kushte të caktuar. Observatorë të ndryshëm perëndimorë apo properëndimorë deponojnë për manipulim të votave, por ky version është hedhur poshtë nga Lukashenko.

SHBA dhe BE nuk i kanë njohur zgjedhjet dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve të  Minskut të jënë objektivë në numërimin e votive dhe sidomos të ndalin dhunën e policisë mbi protestuesët. Ata e kanë përcaktuar Lukashenkon si “diktatori i fundit”në Europë, por ky i fundit i komenton sulmet kundër tij si tentativa të Perëndimit për t’ë shtënë në dorë Bjellorusinë dhe për të forcuar kështu zinxhirin rreth Rusisë së Putinit.

Rusia dhe Kina i kanë dërguar mesazhe urimi Lukashenkos, për rizgjedhjen e tij si President i vendit, ndërsa ky i fundit i ka shprehur falenderimet më të mira popullit bjellorus për rinovimin e besimit në udhëheqjen e tij. Priten akte të tjerë të këtij teatri absurd.

Më shumë

Mbërrijnë në Greqi turistët e parë nga Izraeli, secili me çertifikata vaksinimi

Një nga fluturimet e para me turistë nga Izraeli, mbërriti pak para orës 11 të mëngjesit në Greqi. Turistët nga Tel Aviv kishin në duar çertifikatën e vaksinimit, e cila u lejon atyre të fillojnë pushimet menjëherë, pa karantinë.   Sipas Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, çertifikata dixhitale e gjelbër është një […]

Provokimi i ri i Kremlinit – Putin ka gjithnjë me vete valixhen bërthamore

Presidenti rus, Vladimir Putin ka gjithnjë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ata strategjikë, kudo që ai ndodhet. Këtë e ka pohuar zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, kur u pyet nëse Putini kishte me vete valixhen e tij bërthamore, gjatë fundjavës së kaluar në Siberi, bashkë me ministrin e tij të mbrojtjes. […]

A është mirë presidenti? Joe Biden pengohet disa herë në shkallët e avionit , Air Force One

Në një video të fundit të presidentit amerikan Joe Biden shihet ky i fundit teksa pengohet në shkallët e avionit Air Force One.   Ai është parë të pengohet disa herë duke ngjitur shkallët e avionit të premten.   Presidenti 78-vjeçar pavarësisht incidentit, u ngrit, por përsëri u pengua për herë të dytë […]

Takim i tensionuar SHBA-Kinë në Alaskë

Administrata e Presidentit Biden filloi të enjten bisedimet e para të nivelit të lartë në prani fizike me Kinën rivale, duke thënë se veprimet kineze kërcënojnë rendin global të bazuar në rregulla dhe duke u zotuar se Uashingtoni do të mbështesë miqtë e tij.   “Ne nuk kërkojmë konflikt, por ne e mirëpresim konkurrencën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara