Rusia ka avancuar pretendime të paligjshme territoriale në ujërat Arktikut, tha të martën Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ndërsa përsëriti thirrjet për të shmangur militarizimin e rajonit.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar edhe më parë Rusinë se po u kërkon anijeve të huaja të marrin leje për të kaluar në këto ujëra, duke i udhëzuar marinarët rusë të hipin në këto anije si dhe ka kërcënuar me përdorim force kundër atyre që nuk e respektojnë këtë kërkesë.
“Rusia po avancon pretendimet e saj të paligjshme, veçanërisht rregulloren e saj mbi anijet e huaja që kalojnë në korridorin ujor të Detit të Veriut, të cilat nuk janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha zoti Blinken në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Islandës në Rekjavik.
Rusia ka plane ambicioze për të ndërtuar porte përgjatë të ashtuquajturit korridori i Detit të Veriut, gjë që do të shkurtonte distancën mes Kinës dhe Evropës, si dhe ka përforcuar praninë e saj ushtarake përgjatë vijës bregdetare të saj në Arktik.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në Rekjavik të Islandës për bisedime mbi ndryshimet klimatike si dhe për të marrë pjesë në një takim të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Arktikut.
Zoti Blinken do të takohet të martën me Presidentin islandez Gudni Johannesson dhe Kryeministren Katrin Jakobsdottir. Sipas Departamentit të Shtetit ai do të diskutojë rreth “përparësive në marrëdhëniet dypalëshe, lidhur me ndryshimin klimatike, të drejtat e njeriut si dhe bashkëpunimin dypalësh e në kuadër të Këshillit të Arktikun”.
Të martën zoti Blinken pritet gjithashtu të vizitojë një fabrikë gjeotermale që ndodhet në Rekjavik.
Sekretari amerikan i shtetit pritet të shfrytëzojë mbledhjen e Këshillit të Arktikut, për një takim me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov. Takimi vjen në një kohë tensionesh të rritura mes dy vendeve. Ai pritet të hedhë bazat për një takim planifikuar të zhvillohet muajin e ardhshëm mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin.
Departamenti i Shtetit tha se takimi Blinken-Lavrov është një mundësi për të diskutuar rreth ndërtimit të një “marrëdhënie më të parashikueshme me Rusinë duke punuar në fusha me interes të përbashkët”.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit u tha gazetarëve që po mbulojnë vizitën e zotit Blinken se administrata Biden ka bërë përparim në marrëdhëniet e saj me Rusinë duke rënë dakord për të zgjatur Traktatin e Armëve Bërthamore (START), por gjithashtu është përballur me vështirësi në disa fusha.
“Që në fillim ne ishim në gjendje të zgjasnim afatet e këtij traktati të rëndësishëm për pesë vjet, por po ndeshim gjithashtu në fusha ku Rusia është sjellë në mënyrë agresive e ka ndërmarrë përpjekje keqdashëse për të cilat, siç thotë presidenti, do të mbajë përgjegjësi”, tha zyrtari.
Shtetet e Bashkuara kanë patur së fundmi mosmarrëveshje me Rusinë lidhur me burgosjen e kritikut të Kremlinit Alexey Navalny, rritjen e numrit të trupava ushtarake ruse në kufi me Ukrainën si dhe mbi një sulm kibernetik ndaj tubacionit më të madh të gazit në Shtetet e Bashkuara, kryer nga hakera që besohet se ndodhen në Rusi.
Kremlini thotë se qeveria ruse nuk është e përfshirë në këtë sulm kibernetik. Moska ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të ndërhyjnë në çështjet e saj të brendshme, përfshirë atë që lidhet me burgosjen e zotit Navalny.
Përpara udhëtimit të tij në Islandë zoti Blinken vizitoi Danimarkën ku zhvilloi bisedime mbi çështje ekonomike, të sigurisë e klimës, si dhe nxitjen që administrata Biden po i bën forcimit të lidhjeve me aleatët e SHBA-së. VOA
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]