Rënia e ndjeshme e temperaturave nën zero gradë me reshje bore në zonat e larta malore gjatë mbrëmjes së djeshme në qarkun e Kukësit ka sjellë edhe problemet e para.
Trashësinë e borës në zonat e larta malore si Shishtaveci ka arritur deri në 5-10 cm. Rrugët nacionale dhe bashkiake janë të hapura ndërsa janë krijuar probleme me energjinë elektrike në zonat e thella malore si në Njësitë Administrative Bushtricë, Grykë-Çajë, Topojajan dhe Zapod të Bashkisë Kukës, fshati Pogaj në Bashkinë Has dhe fshatrat Dragobi e Valbonë, fshati Gosturan dhe Lekbibaj bashkia Tropojë. Ulja e temperaturave ka rritur edhe prezencën e akullit, ndërkohë që sektori i qarkullimi i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimri e zinxhirë.
Informacioni zyrtar i Komisionit të Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës:
Nga informacionet e marra nga kontraktorët që kanë në performance rrugët nacionale të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht.Pasojë e uljes së temperaturave akset rrugore në segmente të veçanta janë përfshirë nga ngricat.Nga Kontraktorët me kapacitetet e nevojshme po punohet për kriposjen e atyre segmenteve ku paraqiten problematika. Situata në bashkitë e Qarkut Kukës është; Akset rrugore në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.Gjatë ditës së sotme po punohet nga bashkitë për venien e mbajtjen në funksion të tyre.Gjendja e rezervareve është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.Niveli i ujrave të lumenjve nuk ka patur rritje gjatë natës dhe nuk ka problematika.Furnizimi me ujë të pijshëm ka qenë normal në shkallë Qarku. Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç Nj. Ad.Bushtricë, Grykë-Çajë, Topojajan dhe Zapod të bashkisë Kukës, fshati Pogaj Nj.Ad Gjinaj bashkia Has dhe fshatrat Dragobi e Valbonës Nj.Ad Margegaj, fshati Gosturan Nj.Ad Tropojë dhe Nj.Ad Lekbibaj bashkia Tropojë. Situata e Digës së H/C Fierzë është:Niveli 290, 17 m.Prurjet 600 m/s.Dy agregat në punë dhe shkarkojnë 180 metër kub për sek . VP
Habit ambasadori turk në Tiranë: Osmanët erdhën për të mbrojtur shqiptarët
Zhvarrimet e kundërshtarëve të diktaturës, vazhdojnë debatet për procedurat
ATP e bllokuar nga Kushtetuesja, por paditë rriten
Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor të këtij viti, 165 jetë të humbura
Tirana feston Hanukkhah, festivalin e dritave të hebrenjve
100 vjet – Hasan Prishtina, Kryeministër i Shqipërisë: Ekspozitë me dokumente arkivore në Shkup, Prishtinë e Tiranë
Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]
Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]
Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos. R.SH. – Vatikan Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut. Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit. “Stambolli është shitur në masë, gati muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]