e diel 24 janar 2021
e diel 24 janar 2021

 

Një statujë e Abraham Lincoln-it me një skllav të liruar që duket se po gjunjëzohet përpara tij, është hequr nga një zonë në qendër të Bostonit. Statuja shkaktoi kundërshtime gjatë protestave në mbarë vendin kundër padrejtësive racore.

Punonjësit e hoqën Memorialin e Emancipimit, i njohur gjithashtu si Grupi i Emancipimit dhe Memorial i Freedman-it, të martën herët nga një park në Boston, ku kishte qëndruar që nga viti 1879.

Zyrtarët e qytetit ranë dakord në fund të qershorit për të hequr statujën pas ankesave dhe një debati të hidhur mbi atë që ajo përfaqësonte.Kryebashkiaku Marty Walsh pranoi në atë kohë se statuja i bëri banorët dhe vizitorët “të mos ndiheshin rehat”.

Statuja prej bronzi është kopje e një monumenti që u ngrit në Uashington, tre vjet para se të ngrihej në Boston. Kopja u instalua në Boston sepse qyteti ishte vendlindja e krijuesit të statujës, Thomas Ball.

Ajo u krijua për të festuar lirimin e skllevërve në Amerikë dhe u bazua në historinë e afrikano amerikanit Archer Alexander, i cili i shpëtoi skllavërisë, ndihmoi Ushtrinë e Unionit dhe ishte njeriu i fundit i rikapur bazuar në Aktin e Skllevërve të Arratisur.

Por ndërsa një pjesë e banorëve e panë njeriun pa këmishë që ngrihej në këmbë ndërsa shkulte prangat e thyera në kyçet e tij, të tjerët e perceptonin atë si të gjunjëzuar para Lincoln-it, çlirimtarit të tij të bardhë.

Donatorët e liruar afrikano-amerikanë paguan për statujën origjinale në Uashington. Politikani i bardhë dhe interpretuesi i cirkut Moisi Kimball financoi kopjen në Boston. Dy statujat kanë mbishkrimin “Një racë u la e lirë dhe vendi në paqe. Linkolni pushon nga punët e tij”.

 

Peticion dhe votimi

Më shumë se 12,000 njerëz nënshkruan një peticion që kërkonte heqjen e statujës dhe komisioni i arteve publike të Bostonit votoi unanimisht për ta hequr atë. Statuja do të vendoset në një depo derisa qyteti të vendosë nëse do ta shfaqë atë në një muze.

“Vendimi për heqjen e statujës merr parasysh rolin e saj në përjetësimin e paragjykimeve të dëmshme dhe errësimin e rolit të afrikano-amerikanëve në formimin e lirive të vendit”, tha komisioni në një deklaratë të postuar në faqen e tij të internetit.

Memoriali ishte në radarin e Bostonit të paktën që nga viti 2018, kur nisi një rishikim gjithëpërfshirës për të parë nëse skulpturat publike, monumentet dhe veprat e tjera artistike pasqyrojnë larminë e qytetit dhe nuk ofendojnë komunitetet me ngjyrë. Komisioni i arteve tha se po u kushtonte vëmendje të shtuar punimeve me “histori problematike”.

Verën e kaluar, protestuesit u zotuan të shembnin statujën origjinale në Uashington, duke bërë që Garda Kombëtare të dislokonte një detashment ushtarak për ta ruajtur atë.

Më shumë

FBI: Përpjekje për t’u shitur rusëve kompjuterin e zyrës së Pelosit

Sipas një aktpadie, strukturat e zbatimit të ligjit po kryejnë hetime mbi një grua e cila dyshohet se ka marrë një kompjuter portativ ose një usb nga zyra e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi gjatë sulmit të dhunshëm të 6 janarit në Kapitol dhe më pas është përpjekur t’ia shesë pajisjet zbulimit […]

Ekspertët e OBSH mbërrijnë në Wuhan për të hetuar origjinën e koronavirusit

Një ekip shkencëtarësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbërritën në Wuhan, kryeqyteti i Provincës Hubei të Kinës qendrore, të enjten për të bashkëpunuar me kolegët e tyre kinezë në hulumtimin mbi origjinën e mundshme të koronavirusit të ri Sars-Cov-2.   Ekipi i OBSH-së iu nënshtrua kontrollit PCR dhe testeve të antitrupave për koronavirusin […]

Një gjykatë në Peru akuzon Soros, Bill Gates dhe Rockefeller: “Ata krijuan COVID-19”

Sipas një gjykate në Peru, virusi u krijua nga figura të shquara të tilla si Gates, Soros dhe Rockefeller për të shfrytëzuar aspektet ekonomike të pandemisë.   LIMA (Peru) – Një gjykatë peruane ka deklaruar se COVID-19 është një shpikje e “elitës kriminale botërore” e përbërë, sipas magjistratëve të kësaj gjykate, nga miliarderë […]

Vendi i pagëzimit të Jezusit, i pastruar nga minat pas 50 vjetësh

Një faltore afër vendit tradicional të pagëzimit të Jezusit në lumin Jordan, priti të dielën një meshë Epifanie për herë të parë në më shumë se 50 vjet pasi u shpall pa mina.   At Francesco Patton, kujdestari i Tokës së Shenjtë për kishën Katolike Romake, udhëhoqi pruftërinjtë françeskanë drejt një vendi të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara