e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

7.8 miliardë njerëz në botë i dhanë një lamtumirë të përzemërt vitit 2020 pa bujën e zakonshme dhe tubime publike për shkak të pandemisë COVID-19.

 

Viti i Ri nisi më qetë se zakonisht, pa festime të mëdha dhe fishekzjarre spektakolare. Njerëzit presin vitin 2021 me shpresën se do të marrë fund pandemia e koronavirusit.

 

Viti 2021 erdhi! Njerëzit në Gjermani e pritën Vitin e Ri, por në kohën e pandemisë COVID-19, shumëçka ishte ndryshe. Festa më e madhe e Vitit të Ri në Gjermani, që zhvillohet në Berlin, u anulua. Aty ku gjithmonë mblidhen me qindra mijëra njerëz dhe festojnë, ishte kryesisht bosh. Nga Porta e Brandenburgut pati vetëm një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv me muzikantë të shumtë. Në mesnatë Porta e Brandenburgut u ndriçua me fishekzjarre dhe një shfaqje të vogël dritash.

 

Policia e Berlinit ishte e përgatitur për ndërhyrje eventuale. Por kishte vetëm disa shkelje sporadike të kufizimeve për shkak të koronavirusit. Në përgjithësi, situata është “shumë e qetë”, tha një zëdhënës i policisë. Herë pas here, dëgjoheshin dhe shihehin festime me fishekzjarrë në zonat e ndaluara. Por vetëm kohë pas kohe.

 

Për shkak të pandemisë COVID-19 në gjithë Gjermaninë pati kufizime të rrepta.

 

Festimet dhe tubimet publike ishin të ndaluara edhe në shumë vende të tjera. Në Paris mbretëronte ndalimqarkullimi. Në vend të festimeve publike, u mbajt një koncert i Jean-Michel Jarre në internet – si avatar me sfond virtual të Katedrales Notre-Dame. Kishte edhe një transmetim të regjistruar me yllin DJ David Guetta përpara muzeut Louvre.

 

Festimet publike ishin të ndaluara edhe në Itali. Festimet muzikore mund të shikoheshin vetëm në televizion apo internet. Roma ka ndaluar fishekzjarret deri me 6 janar. Në anën tjetër, në Greqi kishte fishekzjarrë të mëdha në shumë qytete për të zbavitur njerëzit, të cilëve u ishte ndaluar dalja.

 

Festat dhe fishekzjarret janë anuluar edhe në shumë vende të tjera të botës, si për shembull në Amsterdam, Londër, New York, Rio de Janeiro apo São Paulo.

 

Viti i Ri në Rusi është pritur nën hijen e rëndë të shifrave të larta të vdekjeve nga koronavirusi. Në Moskë u mbajt shfaqja tradicionale e fishekzjarrëve pranë Kremlinit. Por banorët e Moskës u lutën të mbeten në shtëpi dhe të festojnë me familjen e ngushtë.

 

Zelanda e Re e ka pritur Virin e Ri më heret gjatë ditës. Në këtë vend nuk kishte kufizime, pasi që atje me javë të tëra nuk është regjistruar asnjë rast i ri i infektimit me virusin korona. Turma të mëdha njerëzish u mblodhën në Auckland dhe qytete të tjera.

 

Fishekzjarrë spektakolare kësaj radhe nuk kishte as në Operan e Sidneit të Australisë, ku ata që shkelnin masat dënoheshin me 620 euro. Sidnei ishte si një qytet fantazmë, thonë dëshmitarët okularë.

 

Në metropolin kinez Wuhan, ku shpërtheu për herë të parë koronavirusi, mijëra njerëz lëshuan balona në qiell.

 

Festimet dhe pritjet e Vitit të Ri zgjatën deri në 1 janar, ora 13:00. Vendi i fundit që feston ndërrimin e motmoteve janë ishujt e pabanuara Baker Island si dhe Howland në oqeanin Paqësor.

 

Më shumë

Paralajmërimi i zbulimit amerikan: Kina rrezikon të mbizotërojë teknologjitë e përparuara

Zyrtarët amerikanë të zbulimit paralajmëruan jo për herë të parë të premten lidhur me rrezikun që paraqesin ambiciet e Kinës në fushën e inteligjencës artificiale dhe një sërë teknologjish të përparuara.   Ata shtuan se ato mund t’i japin Pekinit një avantazh ushtarak të rëndësishëm dhe mbizotërim të mundshëm në sektorin e kujdesit […]

Trump hap rrjetin e tij social

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar planet për të lëshuar në përdorim aplikacionin e tij të mediave sociale.   Llogaritë e Trumpit janë të ndaluara nga Twitter dhe Facebook.   Rrjeti i mediave sociale të Trumpit do të quhet TRUTH Social dhe do të fillojë së funksionuari në muajin nëntor për një […]

Rusia njofton pezullimin e misionit rus në NATO

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov njoftoi të hënën se vendi i tij do të pezullonte misionin rus në NATO.   Zoti Lavrov tha se masa ishte në përgjigje ndaj vendimit të javës së kaluar të NATO-s, për të dëbuar tetë anëtarë të misionit rus në aleancën ushtarake.   Pas njoftimit se Rusia […]

Ish-Sekretari i Shtetit Colin Powell, humb jetën nga COVID-19

Colin Powell, Sekretari i parë afrikano-amerikan i Shtetit dhe një ushtarak i lartë amerikan, vdiq të hënën në moshën 84 vjeçare si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga sëmundja e COVID-19-s.   Në një deklaratë në Facebook, ku njoftohej lajmi i vdekjes së zotit Powell, familjarë të tij shkruanin se ai ishte plotësisht […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara