Sunday 26 March 2023
Sunday 26 March 2023

 

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” publikoi sot në Tiranë vëllimin e gjashtë të veprës diplomatike, letrare dhe publicistike të dijetarit dhe veprimtarit të njohur Mid’hat Frashëri.

 

Diplomat dhe publicist, botues dhe historian, veprimtari i lëvizjes kombëtare Mid’hat Frashëri, ka lënë si trashëgim vëllime të konsiderueshme veprash, të cilat kanë qenë të ndaluara nga regjimi komunist.

 

Instituti i Studimeve Historike, Lumo Skëndo, po i nxjerr në dritë me së paku 12 vëllime krijimtarinë e veprimtarit të shquar Mid’hat Frashëri, pas censurës së rreptë të diktaturës komuniste.

 

Në vëllimin e gjashtë, që u publikua sot, përfshihet letërkëmbimi i Mid’hat Frashërit me figurat më të shquara shqiptare dhe botërore të kohës në fillim të shekullit të kaluar, kur po formohej shteti shqiptar.

 

Vëllimi përmban letra nga Rilindja Kombëtare deri në shpalljen e Pavarësisë së shtetit shqiptar, nga koha kur ishte kryetar dhe anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, drejtuar pjesëmarrësve në të, si Presidenti amerikan Wilson, si dhe Lidhjen e Kombeve në Gjenevë në mbrojtje të identitetit dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë.

 

Drejtuesi i Institutit dhe autor i hulumtimeve, Uran Butka, thotë se “Mid’hat Frashëri mbrojti me pasion Kosovën kundër politikave pushtetuese të shteteve fqinje. Edhe kur ishte ambasador i Shqipërisë në Greqi, ai mbrojti çështjen çame, duke u përballur me politikat antishqiptare të shpërnguljes dhe shpopullimit të shqiptarëve”.

 

Letërkëmbimi i Mid’hat Frashërit përfshin një hapësirë të gjerë shqiptare, europiane dhe amerikane, dhe figurat më të shquara zyrtare dhe humaniste të kohës nga Janina në Boston, nga Bukureshti në Vlorë, nga Trieste në Londër, nga Sofia në Shkodër, nga Zyrihu në Romë, nga Parisi në Gjenevë, nga Viena në Nju Jork e nga Elbasani në Uashington.

 

Studiuesja Lindita Komani thotë se “Mid’hat Frashëri ishte një politikan vetësakrifikues dhe aspak oportunist, ai mori përsipër punët më të vështira diplomatike e shkencore, nuk pranoi karrierën parlamentare dhe as atë administrative, ndonëse mund të arrinte gjithcka me gjeninë e tij dhe prejardhjen familjare si bir i Abdyl Frashërit dhe nipi i Naim dhe Sami Frashërit”.

 

Letrat dhe telegramet e nxjerra me durim nga arkivi i shtetit shqiptar dhe burime të tjera janë me rëndësi për studiuesit, në ndriçimin e veprimtarisë së patriotëve shqiptarë në fillim të shekullit të kaluar.

 

Vëllimi i 6 i veprave të Mid’hat Frashërit pa dritën e botimit në 3 vjetorin e riatdhesimit të eshtrave të tij në Shqipëri nga SHBA, ku ndërroi jetë vite më parë.

 

Dijetari dhe politikani i njohur shqiptar, Mid’hat Frashëri, u përcoll në banesën e fundit në atdhe, sipas amanetit të tij, ku u nderua me ceremoni zyrtare, nga qytetarët e studiues, nga Akademia e Shkencave e deri pranë memorialit të vëllezërve Frashëri.

 

 

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara