e diel 17 tetor 2021
e diel 17 tetor 2021

 

Një monedhë gjigante e arit, që ka vlerën e 10 mijë Paund dhe peshon 10 kilogramë, është prodhuar nga Britania e Madhe, raporton BBC. “Royal Mint” ka njoftuar se për prodhimin e monedhës më të madhe është dashur 400 orë punë, përfshirë katër ditë për ta lustruar.

 

Monedha e gjerë prej 20 centimetra është krijuar duke përdorur njohuritë  tradicionale dhe teknologjinë inovative. Monedha bashkon të dhjetë kafshët mistike në një dizajn, përfshirë luanin, grifinin, fajkoin, demin, dragoin, njëbrirëshin dhe kalin.

 

Në qendër është portreti i Mbretëreshës Elizabeta II.“Royal Mint” ka njoftuar se çmimi për monedhën është 10 mijë Paund.

 

Më shumë

“Shqipëria një superfuqi energjitike” – 9 vjet më pas, Rama shpall emergjencën

“Nisma Shqipëria e vogël energjetike në rajon po bëhet çdo ditë e më shumë realitet”, thoshte në 2012 kryeministri i atëhershëm Sali Berisha, me ngritjen e 330 HEC-eve të vegjël nëpër lumenjtë e vendit për të garantuar jo vetëm nevojat për konsum të brendshëm por edhe për eksport.   Por sot, kryeministri Edi Rama, […]

Rritet çmimi i bukës

Prej 2 javësh disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë, me një shtrenjtim rreth 14%.   Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në […]

Indeksi i Dhomës Amerikane: Sërish rënie e besimit të biznesit në Shqipëri

Pandemia Covid-19, përmirësimi i pakët në ekonomi dhe reformat e lidhura me investimet janë faktorë kryesorë, që sollën këtë rënie     Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin Vjetor për vitin 2020, ku regjistrohet përsëri një rënie me 0.5 për qind e besimit të biznesit në Shqipëri.   Ky është viti i dytë me […]

Energjia, shqiptarët paguan 2.7 milionë euro kamatëvonesa në fatura

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike raportoi prane Entit Rregullator te Energjise se në 6 mujorin këtij viti faturat ndaj të cilave është paguar kamatëvonesë kapin nivelin 1.86 milionë dhe vlera monetare e penalitetit llogaritet në 342 milionë lekë apo 2.7 milionë euro.   Kamatëvonesat janë detyrime që i lindin konsumatorit në momentin që […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara