Britania e Madhe do të angazhojë gati 200 pjesëtarë të ushtrisë, 100 prej të cilëve shoferë, që nga e hëna të ndihmojnë në dërgim të karburanteve nëpër stacione të naftës dhe të ndihmojnë në zbutje të krizës, që ka ardhur si mungesë e shoferëve.
Qeveria britanike ka thënë të premten se shumë stacione të naftës kanë qenë të zbrazura më 1 tetor, si pasojë e një jave kaotike, meqë banorët kanë qenë në panik dhe janë përleshur nëpër pompa për të mbushur shishet e ujit me karburante.
Ministrat britanikë kanë insistuar disa herë gjatë javës se kriza ka kaluar, mirëpo shitësit në më shumë se 2,000 pika të shitjes, kanë thënë se kanë mbetur pa karburante dhe disa prej pikave janë mbyllur.
Qeveria ka thënë se personeli ushtarak është duke kryer trajnimet e nevojshme për ta zbutur krizën.
“Teksa situata po stabilizohet, forcat tona të armatosura do të duhet të mbushin vendet e shoferëve dhe t’i ndihmojnë shtetit të ecë tutje”, ka thënë ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.
Të dielën e javës së kaluar, Qeveria britanike ka thënë se planifikon të lëshojë 5,000 viza për shoferë të huaj për ta zbutur mungesën.
Disa shoferë kamionësh kanë thënë se do të refuzojnë vizat sepse afati kohor nuk është mjaftueshëm i gjatë.
Të premten, Qeveria ka ndryshuar planet, duke prezantuar një skemë, e cila do t’ua mundësojë 300 shoferëve të cisternave që të shkojnë në Britani të Madhe përkohësisht.
Ata do të mund të punojnë në këtë shtet deri në mars të vitit 2022.
Pjesa tjetër do të arrijë në fund të tetorit dhe në shkurt të vitit të ardhshëm.
Në rast krize të sakrifikohet zona e Shengenit?
Olaf Scholz – kancelari i ri i Gjermanisë
Europa të bëhet një shtet i vetëm, si SHBA: Del plani gjerman!
Nisin protestat masive në Bruksel, qytetarët kundërshtojnë masat anti-Covid
Europa nuk pranon propozimet e Iranit në negociatat bërthamore
Gjermani: Vaksinimi me detyrim – Rrezik radikalizimi?
Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]
Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]
Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj? Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]
Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen? “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]