e diel 16 maj 2021
e diel 16 maj 2021

 

Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, atë të pandemisë, ka frenuar tërësisht blerjen e arit monetar, si mjet rezerve. Shifrat më të fundit nga institucioni tregojnë se në dhjetor të vitit të kaluar, vlera e shufrave të arit në arkat e saj prekte 136 milionë euro. Në vlerë kjo shifër është lehtë më e lartë se muaji i parë i vitit, kur fiksohej në 126.3 milionë euro. Por, kjo trajektore nuk është rrjedhojë e blerjeve të reja, përkundrazi. Rritja e çmimit të arit në tregjet ndërkombëtare ka sjellë këtë rritje, por më poshtë do të shohim se në fakt, Banka e Shqipërisë ka shitur një sasi të madhe ari gjatë pandemisë. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar me imtësi shifrat publike nga institucioni. Krahasuar me dhjetorin e vitit 2018 ndërkohë, rritja në vlerë është në masën 139%, çka reflekton politikën e BSH gjatë vitit 2019 për të rritur ndjeshëm rezervat në ar. Në dhjetor të vitit 2018, rezervat në ar ishin vetëm 56.7 milionë euro. Përgjatë të 12 muajve të vitit 2019, institucioni më shumë se ka dyfishuar rezervat e veta në ar. Kjo politikë nuk është ndjekur aspak gjatë vitit të pandemisë, edhe pse në kohë krize, ari shihet si një investim i mirë, dhe pavarësisht faktit se çmimi është rritur në mënyrë të ndjeshme.

 

 

Rreth 136 milionë euro ar monetar në arkat e Bankës së Shqipërisë përkthehen në përafërsisht 2.74 ton shufra ari, me çmimin e sotëm (2 shkurt 2021), në tregjet ndërkombëtare. Dy vjet më parë, kjo sasi fiksohej në 1,7 ton. Në janar të vitit të kaluar ndërkohë, kjo sasi, me çmimin e atëhershëm të arit në tregjet ndërkombëtare, fiksohej në 3.67 ton ar. Kjo do të thotë se, gjatë vitit të pandemisë, Banka e Shqipërisë, jo vetëm që nuk ka blerë shufra ari, por ka shitur thuajse 1 ton, ose më saktë rreth 930 kilogramë, llogaritur në bazë të luhatjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Rritja e çmimit të arit në tregjet ndërkombëtare, prej rreth 48% në 12 muaj, ka bërë që vlera e sasisë së arit që ka banka në dispozicion të jetë më e lartë se në fillim të vitit, pavarësisht se sasia është më e ulët. Kjo mund të jetë edhe arsyeja e kësaj politike, pra përfitimi nga rritja e çmimit. Në këtë llogaritje nuk janë marrë parasysh luhatjet në kursin e këmbimit, por duhet theksuar se gjatë vitit të kaluar, këto luhatje kanë qenë minimale, si euro vs dollar, ashtu edhe leku kundrejt euros apo dollarit.

 

 

Sa i përket peshës së arit në rezervat e Bankës së Shqipërisë, aktualisht fiksohet në 3.45% të totalit, ndërkohë që në muajin janar fiksohej në 3.8%. Gjatë majit të vitit 2019 është prekur rekordi historik, me rreth 3.94%. SCAN

 

Më shumë

Britania prodhon monedhën e arit

Një monedhë gjigante e arit, që ka vlerën e 10 mijë Paund dhe peshon 10 kilogramë, është prodhuar nga Britania e Madhe, raporton BBC. “Royal Mint” ka njoftuar se për prodhimin e monedhës më të madhe është dashur 400 orë punë, përfshirë katër ditë për ta lustruar.   Monedha e gjerë prej 20 centimetra […]

Leksioni nga bllokimi i Kanalit të Suezit

Edhe pse Ever Given sërish mund të lëvizë, tregtia botërore do t’i ndjejë gjatë pasojat e bllokimit të Kanalit të Suezit. Zinxhirët e furnizimit janë stërngarkuar edhe për shkak të Coronës, thotë Henrik Böhme.   Ajo sërish po lëviz! Pas disa ditësh përpjekjesh, anija e madhe me kontejnerë që kishte bllokuar Kanalin e Suezit, […]

Anketa, 89% e personave mbi 60 vjeç mendojnë se pensioni është i pamjaftueshëm për nevoja bazike

Pagesat që rrjedhin nga pensionet në Shqipëri janë të pamjaftueshëm për të përmbushur nevojat bazë.   Një anketë e studimit “Sistemi ekonomik dhe roli i shtetit në shoqëri”, realizuar nga ekonomistët Selami Xhepa dhe Adrian Civici, që u udhëhoq nga Fondacioni “Friedrich Ebert” zbuloi se 89% e personave mbi 60 vjeç mendonin se pagesa […]

Frutat dhe perimet e Shqipërisë, pa taksë doganore drejt BE deri në 2025

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve bën me dije se eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë produkte bujqësore pa taksë doganore në BE deri në vitin 2025.   Sipas njoftimit Bashkimi Europian ka zgjatur skemën pa taksa për importin e frutave dhe perimeve nga vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të vitit 2025.   […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara