e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

 

Çështja e procedurës së nënshtetësisë bullgare për pjestarët e komuniteti bullgar në Shqipëri ka marrë përshpejtim. Rreth 1000 vetë me prejardhje nga Bullgaria që jetojnë në Shqipëri kanë marrë pasaporta bullgare gjatë viteve të fundit, raporton agjencia bullgare e lajmeve “Focus”.

Në takimin e mbajtur në Durrës midis ministrit bullgar pa portofol, por me detyrën e mbështetjes së bullgarëve që jetojnë jashtë kufijve, Bozhidar Dimitrov dhe përfaqësueseve të komuniteteve bullgare në Elbasan dhe Durrës, është bërë e ditur se ka ende probleme të pazgjidhura të lidhura me të dhënat e pafreskuara, apo të humbuar totalisht.

Disa njerëz kanë pritur për nënshtetësinë bullgare për 4-5 vjet. Me përshtatjen e Ligjit të ri bullgar për nënshtetësinë, ka një vit afat brenda të cilit kandidati duhet të marrë nënshtetësinë bullgare, apo të marrë refuzim për kërkesën.

Disa nga 1,326 aplikimet për nënshtetësinë bullgare janë dokumentuar nga 2001 deri 2007, teksa 299 vetë e kanë marrë pasaportën bullgare.

Rreth 3 herë më shumë njerëz kanë siguruar pasaportat pasi procedura është përshpejtuar që nga mesi i 2009-s, ka deklaruar ministri Dimitrov.

Top of Form

Bottom of Form

 

Më shumë

Open Data Albania, Minoritetet etnike në Shqipëri

Open Data Albania ka bërë një hulumtim mbi popullatën e minoriteteve kombëtare dhe kulturore në Shqipëri. Të dhënat statistikore për minoritetet janë mbledhur nga disa burime, përgjithësisht publikime të Institutit të Statistikave, Drejtorisë së Statistikës, apo raportime të ndryshme ligjore të Qeverisë Shqiptare. Hyrje: Shqipëria njeh aktualisht dy lloje minoritetesh, minoritete etnike kombëtare dhe minoritete kulturore […]

Minoriteti Vllah – Arumun në Shqipëri

“Rilindja  reale  e  Gjuhës  dhe  Kulturës  Armano-Vllahe  ka  filluar  dhe  do  të  vazhdojë…..”   Armënët ose Vllehët e Shqipërisë Janë pjesë përbërëse e Popullit dhe e Shtetit Shqiptar. Ata kanë kontribuar pozitivisht në historinë e shekujve të fundit të vendit tonë e veçanërisht në Rilindjen Kombëtare dhe Pavarsinë e Shqipërisë. Armënët ose Vllehet në Shqipëri […]

Minoriteti Rom në Shqipëri

“Ekzistenca e romëve në Shqipëri është përmendur që në vitin 1635, por duket se për më shumë se 5 shekuj, asnjëherë ata nuk kanë patur një shifër të saktë të prezencës.”   Kush janë Romët? Minoriteti rom është i përhapur gjerësisht në Shqipëri. Origjina e romëve ka rrënjët në fiset e vendosura para shumë kohësh […]

Minoriteti Serbo-Malazez në Shqipëri

Historia e egzistencës së minoritetit etnik serb dhe malazez e ka zanafillën që në mesjetën e hershme. Ky minoritet jeton kryesisht i përqendruar në qytetin e Shkodrës, të Koplikut, në komunën Gruemirë, ne fshatrat Vrakës, Omaraj, Gril, Boriç i Madh, Boriç i Vogël, në Kamicë, Shtoj i Vjetër, Shtoj i Ri, Dobraç, Golem, Mushan, Bushat […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara