e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka dënuar aktin e djegies së flamurit bullgar në një karnaval që është mbajtur të mërkurën në qytetin e Vevçanit në Maqedoninë e Veriut.

 

Pjesëmarrësit në këtë manifestim tradicional, përveç djegies së flamurit, kanë defiluar me maska e veshje ushtarake, duke treguar, sipas tyre, të kaluarën fashiste të Bullgarisë, ndërsa disa të tjerë kanë mbajtur në duar rrënjë pemësh, duke ironizuar me pretendimet bullgare se maqedonasit dhe gjuha e tyre kanë “rrënjë bullgare.”

 

“Pas njoftimeve në media në lidhje me djegien e flamurit bullgar në Vevçani në Republikën e Maqedonisë së Veriut, udhëzova ambasadorin bullgar në Shkup, Angel Angelov, t’i shprehë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut pakënaqësinë tonë të fortë për këtë akt vandalizmi. Ambasadori Angelov tashmë i ka dërguar një notë të mprehtë verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut”, ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

 

Ministria e Jashtme në Shkup nuk ka shpalosur përmbajtjen e letrës verbale, por në një komunikatë ka dënuar aktin e djegies së flamurit bullgar.

 

“Tradita shekullore nuk duhet të rrezikohet nga aktivitete që përçmojnë ose ofendojnë kombet, shtetet, veçanërisht fqinjët tanë. Ne e dënojmë djegien e flamurit të Republikës së Bullgarisë në karnevalin në Vevçani – një akt i cili jo vetëm që dëmton reputacionin e karnavalit këtu, por dëmton edhe reputacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup.

 

Akti është dënuar edhe nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski.

 

“Djegia e flamurit të Republikës së Bullgarisë, gjatë karnavalit në Vevçani, është e papranueshme dhe e dënueshme. Mes fqinjëve ka nevojë të ndërtohet besim, mirëkuptim dhe respekt i ndërsjellë”, thuhet në reagimin e presidentit Stevo Pendarovski.

 

Incidenti në karnavalin e Vevçanit vjen në kohën e tensioneve mes dy vendeve, pasi Bullgaria, në nëntor të vitit të kaluar, i ka vendosur veto nisjes në bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. REL

 

 

Më shumë

Regjistrohet Bashkësia Islame Selefiste në Maqedoni, reagon ashpër BFI

Më datë 16 shkurt 2021, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV në mbledhjen e rregullt me në krye Reis Ulemanë e BFI-së Hfz. Shaqir ef. Fetain, shqyrtoi zhvillimet e fundit, gjegjësisht regjistrimin e të ashtuquajturës Bashkësia Islame Selefiste Dar el Hadith dhe solli këto vendime:   Me indinjatë të thellë reagojmë kundër […]

Serbia i dhuron Maqedonisë së Veriut 4680 vaksina anticovid

Më shumë se 15 televizione, gjysma e Qeverisë në krye me Kryeministrin, kishin ardhur ta presin këtë pako. Pas dy tentimeve, i treti ishte i suksesshëm. Serbia i dhuroi Maqedonisë së Veriut, 4680 doza do vaksinës kundër COVID19 prej kompanisë, PFIZER.   ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR: “Paketa prej 4680 vaksinave nga gjithsej 8000 është shprehje […]

Numërohen rreth 99% të votave, kryeson Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar rreth 99 përqind të fletëvotimeve nga 2 mijë e 336 vendvotime.   Në ueb faqen e KQZ-së janë transmetuar rezultat, ku tregohet se kanë mbetur pa u procesuar vetëm edhe 46 vendvotime.   Sipas këtyre rezultateve Vetëvendosje në krye me Albin Kurti që njëherit është edhe kandidati […]

Mbyllet procesi i votimit në Kosovë

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë për Kuvendin e ri. Deri më tani, nuk ka pasur incidente nëpër qendrat e votimit.   Sipas të dhënave të KQZ-së së Kosovës, në zgjedhje ka patur pjesëmarrje mbi 46.97% të qytetarëve me të drejtë vote.   Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara