Një gjykatë në Gjermani dënoi me burgim të përjetshëm një person, që sulmoi një sinagogë të qytetit Halle, vitin e kaluar.
Stephan Balliet, 28 vjeç, qëlloi dhe vrau një kalimtare dhe një burrë në një dyqan qebapash, pasi dështoi të hyntë në sinagogë, më 9 tetor të vitit 2019.
Në kohën e sulmit, 52 hebrenj ndodheshin në sinagogë, duke shënuar festën Yom Kippur.
Balliet nuk shprehu pendim për sulmin.
Gjatë gjykimit pesëmujor, ai e mohoi Holokaustin, gjë që është vepër penale në Gjermani.
“Sulmi ndaj sinagogës nuk ishte gabim; ata janë armiqtë e mi”, tha Balliet.
Ai ka pasur veshje ushtarake në ditën e sulmit dhe i ka filmuar të shtënat, duke i transmetuar edhe në internet.
Krimet kundër hebrenjve kanë shënuar rritje të vazhdueshme në Gjermani në vitet e fundit, ndërsa autoritetet gjermane janë zotuar se do t’i rrisin masat kundër ekstremizmit të djathtë. REL
Itali – Në vend të vaksinës anti-covid, iu injektojnë ujë fiziologjik (serum)
Besniku i Merkelit fiton: Armin Laschet në krye të CDU
Gjermania lejon ndërtimin e gazsjellësit rus
Avioni pa pilot izraelit ndihmon në sigurimin e kufijve europianë
1700 vjet jetë hebreje në Gjermani
“Koha për të vepruar: për një rimëkëmbje të drejtë, të gjelbër dhe dixhitale”, Portugalia merr Presidencën e Këshillit të BE
Kryetarja e Përgjithshme e OSBE-së, Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde. (MPJ Suedi / Kristian Pohl) Suedia mori kryesimin e OSBE-së, dhe vitin e ardhshëm do të përqendrohet në mbrojtjen e rendit evropian të sigurisë, adresimin e konflikteve të zgjatura dhe rritjen e demokracisë dhe barazisë gjinore. “Suedia është […]
Pas shumë ditësh bisedime intensive Britania dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje pas Brexit. Sipas BBC bëhet me dije se tashmë është arritur mosmarrëveshja mbi të drejtat e peshkimit dhe rregullat e ardhshme të biznesit. Në një deklaratë nga Downing Street u njoftua se marrëveshja është arritur dhe tashmë janë mundësi fantastike […]
Këtë herë nuk bëhet fjalë për Brexit, por për një variant të ri të virusit Corona, që sipas gjasave është 70% më shumë infektues. Për këtë arsye gjithnjë e më shumë vende izolohen nga Britania e Madhe. Pjesa kontinentale europiane izolohet nga Britania e Madhe për shkak të shfaqjes së një varianti të […]
Ministria italiane e shëndetësisë ka raportuar se kanë gjetur një pacient të infektuar me të njëjtin lloj mutacioni të koronavirusit si në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas The Guardian, pacienti i infektuar u kthye ditët e fundit në Itali nga Mbretëria e Bashkuar me partnerin, kur zbritën në aeroportin Fiumiciano të Romës. Bazuar […]