Me grumbullime të mëdha të qytetarëve dhe pa respektim të masave kundër Covid-19, partitë politike në Kosovë përmbyllën fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.
Vëzhguesit i kanë kritikuar partitë për standarde të dyfishta në zbatimin e masave kundër koronavirusit ndërsa kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e rritjes së numrit të të infektuarve pas zgjedhjeve.
Autoritetet thanë sot se po bëjnë përgatitjet e fundit për të siguruar një proces të qetë e të lirë të zgjedhjeve.
Afro 100,000 gra kanë votuar më pak sesa burrat në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se tashmë ky komision është i gatshëm për ditën e zgjedhjeve ndërsa u bëri thirrje pjesëmarrësve që t’iu përmbahen ligjeve të vendit dhe të mos keqpërdorin procesin zgjedhor.
“Ftoj të gjitha subjektet politike, të gjithë votuesit, të gjtihë ata të cilët në ditën e zgjedhjeve kanë rol në ktë proces që t’i përmbahen rregullave të KQZ-së, ligjit për zgjedhje të përgjithshme dhe Kushtetutës së Kosovës dhe të kontribuojnë që edhe njëherë të dëshmojmë se si shtet i ri jemi të aftë të organizojmë zgjedhje të lira, demokratike dhe të pranueshme për të gjithë nga ata të cilët janë pjesë e procesit zgjedhor dhe të cilët janë në garë”, tha zonja Daka.
Ndërkohë të gjithë qytetarët të cilët për shkak se kanë rezultuar pozitiv me COVID – 19 dhe ata që janë në vetizolim, KQZ, ju mundëson votimin përmes ekipeve mobile
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të organizojë ndërkaq për herë të parë pa mbështetjen e misionit të OSBE-së procesin e votimit në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.
Zgjedhjet e 14 shkurtit përveç formimit të qeverisë duhet të krijojnë mundësinë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, një proces që kërkon mbështetjen e dy të tretave të parlamentit 120 vendesh të Kosovës.
Për këtë post kandidaturën e kanë shpallur Vjosa Osmani që është në koalicion me lëvizjen Vetëvendosje dhe Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Vëzhguesit thonë se zgjedhja e presidentit të ri do të jetë e vështirë për shkak të numrave të kërkuar ndërsa e shohin partinë e Ramush Haradinaj si çelës për këtë sfidë dhe për këtë arsye partia e tij nuk ka fare kandidat për postin e kryeministrit.
28 subjekte politike nga të cilat 21 parti, dy koalicione dhe pesë nisma qytetare, do të konkurrojnë për parlamentin 120 vendesh të Kosovës, ndërsa afër një milion e 800 mijë votues kanë të drejtë vote.
Kosova, 13 vjet shtet: Këtë vit NEWBORN në mbrojtje të dinjitetit dhe luftës së pastër për liri
Akrobatja shqiptare performancë të jashtëzakonshme për pavarësinë e Kosovës
Kosovë: Vota e qartë për kthesë, por zgjedhësit nuk duhen zhgënjyer sërish
Numërohen rreth 99% të votave, kryeson Lëvizja Vetëvendosje
Mbyllet procesi i votimit në Kosovë
Burrat votojnë më shumë se sa gratë në Kosovë
NATO ka njoftuar për hapjen e linjave të reja në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën. Në një njoftim të Aleancës Veri-Atlantike thuhet se kjo është një arritje e rëndësishme për normalizimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën. Kjo masë, sipas njoftimit, do të përmirësojë trafikun ajror civil nga dhe në […]
Ismail Rrustaj nga Komuna e Klinës, që jeton në Prishtinë, qe tre vjet me radhë pranon para nga djali i tij 21-vjeçar, që jeton në shtetin e Italisë. Ai ndërkaq thotë se gjatë vitit të kaluar, djali i ka dërguar më shumë para për shkak të gjendjes së krijuar në Kosovë nga pandemia e […]
Gjykata Supreme që është shkalla e fundit për ankesat e partive politike e vërtetoi se çdo kush që është i dënuar për vepër penale në tri vitet e fundit nuk certifikohet për zgjedhje. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, përfundimisht nuk do të mund të konkurojë për deputet në listën zgjedhore të […]
Të hënën më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli do të nënshkruajnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj – Stublla tha përmes një postimi në facebook se nënshkrimi bashkë me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gabriel Ashkenazi. do të bëhet në një ceremoni virtuale. “Republika e Kosovës po […]