e martë 26 janar 2021
e martë 26 janar 2021

 

Inaugurimi i bustit tё heroit kombëtar tё shqiptarëve Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në oborrin e Kishёs Katedrale ‘Zoja Ndihmëtare’ në Prizren nё praninё e autoriteteve fetare e qeveritare tё Kosovёs.

 

Nё ditёn e festёs sё Flamurit dhe nё pragun e Kohës së Ardhjes, më 28 nëntor 2020, Kisha dioqezane Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Ambasadën e Hungarisë në Prishtinë, inauguruan bustin e heroit kombëtar tё shqiptarëve Gjergj Kastriotit–Skënderbeut, në oborrin e Kishёs Katedrale ‘Zoja Ndihmëtare’ në Prizren, nё praninë ministres sё Punëve te Jashtme tё Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ministrit tё Mbrojtjes, Anton Quni, kryetarit tё Komunës sё Prizrenit, Mytaher Haskuka, ipeshkvit tё  dioqezës Prizren Prishtinё, imzot Dode Gjergji, famullitarit tё Prizrenit dom Shan Zefi, meshtarëve, motrave rregulltare dhe disa qytetarëve tё tjerë.

 

Ministrja Haradinaj-Stublla tha se kjo ditë për ne është festë, pasi në qytetin e Lidhjes së Prizrenit, nga sot asaj dhe qytetit historik do t’i bëjë roje edhe Shtatorja e Skënderbeut, pikërisht në ditën kur ne  festojmë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kuq e Zi; Përvjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ditëlindjen e Komandantit tonë legjendar “Adem Jashari”.

 

“Kjo ceremoni është edhe më veçantë, sepse ndodh në një vend të veçantë të Kosovës, ndodhë në qytetin që cilësohet si  djepi i lindjes së shtetit shqiptar. Prizreni simbolizon pikëtakimin e përpjekjeve të gjata historike e shtet-formuese dhe qytetin e bashkëjetesës fetare dhe etnike, qytetin e  vendimeve të jashtëzakonshme historike”, u shpreh ministrja Haradinaj duke shtuar se “Sot, në këtë 28 nëntor, në festën më unifikuese të shqiptarëve, në ditën e madhe të Flamurit të Skënderbeut, kur inaugurojmë shtatoren  Gjergj Kastriotit Skënderbe, japim mesazhin e bashkimit, japim mesazhin e orientimit tonë evropian dhe perëndimor, të trashëguar si testament nga epoka e Skënderbeut”.

 

Ministrja Haradinaj-Stublla tha gjithashtu para të pranishmëve, mes të cilëve drejtori politik nëMinistrinë e Punëve të Jashtme të Hungarisë, ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Ipeshkvi Dodë Gjergji, ministri i Mbrojtjes Quni, Kryetari i Prizrenit, Haskuka etj. se Skënderbeu me largpamësinë e tij na la një trashëgimi të çmueshme diplomatike, për aleancat dhe lidhjet e diplomatike ndërmjet shteteve, principatave e zotërimeve të kësaj pjese të Evropës.

 

“Marrëdhëniet e shqiptarëve me Hungarinë kanë qenë gjithë të dalluara, dhe ndërsa JanoshHuniadi, udhëheqësi i popullit hungarez që luftonte po ashtu kundër pushtuesve osmanë, ishte aleati më i rëndësishëm i Skënderbeut dhe shqiptarëve. Falë Skënderbeut shqiptarët qysh në atë periudhë kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme me Venedikun, Papatin, Napolin dhe vende të tjera evropiane. Gjergj Kastrioti ishte prijësi më i madh i Evropës Juglindore, absolutisht  më i madhi i epokës së vet, ishte një figurës historike në përmasa evropiane. Ndërsa, rezistenca e udhëhequr nga Skënderbeu do të bëhet një moment përcaktues në historinë e popullit shqiptar”.

 

Shefja e diplomacisë kosovare, tha gjithashtu se figura e Skënderbeut  mbetet para së gjithash një forcë e jashtëzakonshme tërheqëse emancipim dhe evropianizim.

 

“Figura e tij e mishëron natyrshëm Perëndimin dhe kjo trashëgimi duhet të na shërbejë si busull e përbashkët ardhmërie për ne të gjithë”.

 

Në fund ministrja Haradinaj-Stublla nga Prizreni uroi shqiptarët, kudo që janë për këto festa, me mesazhin për unifikim të qëndrimeve, bashkim të ideve, e afrim me njëri-tjetrin, pasi konsiderojmë se kjo është rruga e vetme që na mban të fortë e na jep të ardhme të ndritshme.

 

 

 

 

 

Më shumë

Kosovë: Parlamenti miraton dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse përkrah Shteteve të Bashkuara

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit, është mbledhur sonte në seancë të jashtëzakonshme, për të shqyrtuar Propozim-Vendimin e Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.   Pas vendimit të Kuvendit për shmangie nga afatet procedurale për shqyrtimin e kësaj pike, propozim-vendimin para deputetëve e paraqiti […]

Kosova fillon operimin e pavarur në sistemin energjetik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se që nga dita e hënë (14 dhjetor) Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) operon si i pavarur.   “Pavarësimi energjetik është sukses i përbashkët i Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë”, ka thënë kryeministri Hoti, gjatë një vizite në KOSTT, thuhet […]

S’ka premtim për liberalizim të vizave për Kosovën

Franca dhe Holanda mbesin shtetet, të cilat e pamundësuan liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë presidencës gjermane të Bashkimit Evropian, e cila mbaron më 31 dhjetor. Më 1 janar, presidencën e BE-së e merr Portugalia.   Presidenca gjermane nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me atë se a ka […]

Prizreni përuron shtatoren e Skënderbeut

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit sot është bërë përurimi i shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, projekt i realizuar nga Drejtoria e Administratës në bashkëpunim me shoqatën “Trojet e Arbërit”.   Me këtë rast kryetari Haskuka theksoi se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu sot iu bashkua Prizrenit, kryeqytetit historik e shpirtëror të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara