Saturday 25 March 2023
Saturday 25 March 2023

 

Bylisi ka qenë një ndër qytetet më të mëdhenj të Ilirisë së Jugut. Ai përmendet relativisht vonë nga historianët dhe gjeografët antikë.

 

Historia e tij është e pasur me ngjarje historike të rëndësishme. Burimi më i hershëm për historinë e Bylinëve është gjeografi grek Pseudo- Skylaksi, i cili ka lënë një përshkrim të bregdetit Adriatik dhe Jon rreth vitit 380 p.l.Kr. Ai shkruan: “ Orikët banojnë në krahinën e Amantisë, amantët që shtrihen deri këtu janë Ilirë nga Bylinët”. Kjo lë të kuptohet se bënin pjesë në një bashkësi politike, një koinon. Bashkësia e Bylinëve bënte pjesë në krahinën e madhe Ilire të Atintanisë, e cila përfshinte tërë luginën e mesme dhe të poshtme të Vjosës.

 

 

Stefan Bizantini pati formuluar një lloj enciklopedie të popujve dhe qyteteve të lashtësisë. Ai shkruan se Bylisin e pati themeluar Neoptolemi, i biri i Akilit dhe figurë legjendare.

 

 

 

Kjo lloj prejardhje Homerike ishte në modë atëherë, si shumë fise të tjera që e gjenin origjinën e tyre te heronjtë Homerikë.

 

 

Teknika e ndërtimit të qytetit , materiali i gjetur në varrezat e qytetit nuk e çojnë më herët se vitet 370-350 p.l.kr.

 

 

Arsyeja pse shumë qytete me popullsi Barbare ( popullsi të huaja , jo greke) shpallnin se ishin themeluar nga këta personazhe Homerikë. Kjo për disa arsye: donin të ishin pjesë e qytetërimi më të përparuar të kohës, atij Helen, mund të merrnin pjesë në olimpiadat ( garat sportive) ku duhet të ishe helen. Në këtë mënyrë ata deklaronin se nuk ishin barbarë ku krijonin edhe kontakte, nga të cilat mund të kryheshin shkëmbime. Shkëmbime të cilat do të sillnin të ardhura ekonomike për qytetin dhe koinonin në përgjithësi .

 

 

 

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara