Saturday 30 September 2023
Saturday 30 September 2023

 

Zv. ministri i Jashtëm që mbajti prej afro 2 vitesh drejtimin e këtij dikasteri si Ministër në Detyrë, Gent Cakaj, ka dhënë dorëheqjen këtë mëngjes.

 

Duke deklaruar se nuk ka ambicie të bëhet deputet në Kuvendin e Shqipërisë, 30 vjeçari Gent Cakaj njoftoi dorëheqjen nga posti i Ministrit të Jashtëm në detyrë të martën.

 

 

Mesazhi i Cakajt:

 

Të nderuar qytetarë,

Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.

Dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim ndaj Kryeministrit Rama, për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin e ngushtë në rrethana jo të lehta për Shqipërinë. Po ashtu, u jam shumë mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve dhe stafit të MEPJ, për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e përbashkët, për të ndërtuar një sistem diplomatik të denjë për ambiciet e Shqipërisë evropiane dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit qytetar e kombëtar.

Në mbyllje, nënvizoj, mes tjerash, se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim.

Faleminderit nga thellësia e zemrës të gjithëve për mbështetjen, kritikat e punën e përbashkët! E keni për jetë mirënjohjen time – shërbimi ndaj jush ka qenë nderi më i madh i jetës sime!

 

 

 

Olta Xhaçka u zgjodh po sot nga nga kryeministri si emri që do të vihet në krye të diplomacisë duke hequr në këtë mënyrë dhe peshën që atij ju desh të mbante duke drejtuar vetëm dejure Ministrisë e Jashtme pasi Meta refuzoi ta dekretonte emrin e 28 vjeçarit nga Prishtina.

 

Lëvizja e Xhaçkës nga Ministria e Mbrojtjes të cilën e drejtoi për afro 3 vjet pasi një tjetër eksperience vetëm disa mujore si ministre e Mirëqenies Sociale në 2017, ka diktuar një tjetër ndryshim në postet ministrore.

 

Ish zv. kryeministër për 4 vite dhe ish-ministër Bujqësie për afro 1 vit, në qeveri rikthehet Niko Peleshi për të drejtuar dikasterin e Mbrojtjes.

 

Brenda këtij viti ky është riformatimi i 3-të që i bëhet kabinetit qeveritare. 2 javë më parë dorëheqja e Sandër Lleshajt pas vrasjes së Klodian Rashës nga policia detyroi lëvizjen e Bledi Çuçit nga Bujqësia tek ministria e Brendshme si dhe zëvendësimin e tij nga Milva Ikonomi.

 

Ditën e parë të fillimit të vitit të ri akademik njësoj si Gent Cakaj dhe Besa Shahini dha dorëheqjen e paralajmëruar në mënyrë të parevokueshme duke sjellë në kabinetin qeveritar deputeten e Elbasanit Evis Kushi.

 

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara