e diel 14 gusht 2022
e diel 14 gusht 2022

 

 

Përfundoi me sukses organizimi i takimeve dhe aktiviteteve në Tiranë, në datat 30 Korrik – 02 Gusht 2021, në kuadër të projektit “Can for Balkans – Comics Alliance Network for Balkans – Rrjeti i Aleancës për Novelat Grafike për Ballkanin”, paraqitur nën Programin Kulturor-Europa Krijuese-të BE-së.

 

Qëllimi i projektit është krijimi i një rrjeti kulturor ndërkufitar për të lehtësuar bashkëpunimin midis artistëve dhe specialistëve në botën e novelave grafike historikë në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian, në frymën e vlerave të Bashkimit Evropian.

 

Në ditën e parë të organizimit të takimeve dhe aktiviteteve në Tiranë në kuadër të projektit, u zhvillua një takim mes koordinatorëve të projektit, ku u diskutua mbi ecurinë e punës dhe caktimit të hapave të radhës që do të ndiqen për të pasur një projekt të suksesshëm edhe në fazat e tjera të zhvillimit të tij.

 

Më pas pjesëmarrësit në projekt nga Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Serbia udhëtuan drejt Durrësit ku zhvilluan një vizitë në Bibliotekën e qytetit, si dhe një guidë në qendrat më kryesore turistike të Durrësit.

 

Gjatë pasdites pjesëmarrësit nga Rumania, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia bënë prezantimin e punës së tyre nga takimi i qershorit në Leskovac, Serbi deri në ditën e takimit në Tiranë.

 

Në fund të ditës së parë në takimin në Shqipëri gjithë grupi zhvilloi edhe një vizitë zyrtare në Muzeun Arkeologjik Durrës, ku u njohën më shumë me zbulimet arkeologjike të atij qyteti.

 

Në ditën e dytë të organizimit të aktiviteteve në kuadër të projektit u zhvilluan dhe dy takime kryesore të organizimit në Tiranë.

 

Takimi i parë ishte ai me temë “Njihuni me mjedisin lokal artistik”, ku u prezantua koncepti i projektit dhe avantazhet e rrjetit kulturor të krijuar nga projekti, identifikimin e problemeve që lidhen me novelën grafike në veçanti apo dhe artet grafike në përgjithësi.

 

Gjatë këtij takimi u bë një prezantim i detajuar mbi historinë e novelave grafike të Shqipërisë nga prof. Shpend Bengu dhe më pas u vijua me një diskutim mes artistëve grafikë të rinj shqiptarë dhe artistëve të ardhur nga vendet partnere në projekt: Rumania, Belgjika, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

 

Aktiviteti i dytë që u zhvillua ishte debati me temë “Klishetë dhe stereotipet kulturore dhe shoqërore në Ballkan”, ku u diskutua më së shumti mbi Shqipërinë dhe u bë një përmbledhje e debatit të zhvilluar në Leskovac, Serbi në muajin qershor.

 

Në të dyja takimet, përveç pjesëmarrësve të projektit nga Rumania, Belgjika, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, kishte të ftuar edhe artistë e studies vendas.

 

Në fund të ditës së dytë të organizimeve të projektit, gjithë pjesëmarrësit nga Rumania, Belgjika, Maqedonia e Veriut dhe Serbia zhvilluan një vizitë në Muzeun Historik Kombëtar dhe Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”.

 

Pasuria arkeologjike, historike e kulturore e vendit tonë e treguar nëpërmjet objekteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar, si edhe historia e përgjimeve gjatë sistemit të regjimit komunist në Shqipëri i surprizoi dhe befasoi pjesëmarrësit e vendeve partnere në projektin “Can for Balkans”. ATSH

 

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara