e shtunë 18 shtator 2021
e shtunë 18 shtator 2021

 

Kjo ekspozitë pasqyron shpirtin arbëresh, i cili dëshmon përkatësinë e vet etnike. Ekspozita është përfytyruar, duke menduar gjithë shqiptarët në botë, me dëshirën për të njohur gjakun e kombit shqiptar të shpërndarë në luftra të shumta, që ata kanë përballuar përpara se të jenë një komb i pavarur.

 

Risi e kësaj ekspozite janë 2 libra, që ekspozohen për herë të parë:

1-“Saggio di Grammatologia Comparata sulla lingua”, me autor Dhimitër Kamardrën.

2-“Canti tradizionali ed altri saggi delle colonie”, me autor Zef Skiroin.

 

Gjithashtu përbën risi një brez metalik që vjen nga Hora e Arbëreshëve me një paftë ku paraqitet Shën Gjergji hipur në në kalë.

 

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, në fjalën e tij tha se: “Në këto ditë të trashëgimisë kulturore në të cilat ne synojmë nxitjen dhe zhvillimin e aktiviteteve promovuese kjo ekspozitë të nxit dhe të shtyn në gjurmime të tjera historike e etnografike mbi bashkësitë arbëreshe, origjinën e veshjes, modifikimet që kanë ndodhur etj.” “Katundet arbëreshe në Itali filluan të formohen në shek. XV dhe formimi i tyre u plotësua në shek. XVIII. Kolonitë arbëreshe mbëritën në Itali në valë të ndryshme duke sjellë në mërgim, bashkë me gjuhën amtare edhe kostumet e traditat kulturore në kohën e mërgimit. Këtë pasuri shpirtërore arbëreshët e kanë ruajtur gjithmonë me këmbëngulje deri në ditët e sotme. Arbëreshët bashkë me emrin e tyre të vjetër etnik që e morën nga mëmëdheu, ruajtën edhe kultin e Heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Këto grupe të popullsisë arbëreshe nuk u shkrinë dot me popullsinë vendase, por ruajtën dhe lartësuan me krenari identitetin etnik origjinal që ka ardhur përtej shekujve në forma të shumëllojshme, duke e shprehur në jetën e përditshme, në shprehjet artistike, traditat gojore dhe letrare”.

 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë me qëllimin për të ngjallur interesin e turistëve në Shqipëri për tu njohur më nga afër me trashëgiminë kulturore arbëreshe dhe disa objekte të saj” përfundoi drejtori Koçi.

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Tre filma nga Kosova fitojnë çmime në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Tre filma nga Kosova, që ishin në garë në Festivalin e Filmit në Sarajevë (SFF), kanë fituar çmime.   Çmimi “Zemra e Sarajevës” për aktoren më të mirë e fituan aktoret e filmit “Luaneshat e Kodrës”: Flaka Latifi, Era Balaj dhe Urata Shabani.   Çmimi për promovimin e barazisë gjinore iu dha Norika […]

Dua Lipa viziton Butrintin

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa vizitoi sot Butrintin, një nga atraksionet më të vizituara në vendin tonë.   Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila shprehet se Dua Lipa ka plot dëshirë për të njohur rrënjët e saj.   “Butrinti, ky thesar i çmuar i trashëgimisë […]

Panairi i librit në Ulqin

Në Ulqin është hapur edicioni i 20-të i Panairit të librit, ku marrin pjesë mbi 50 botues nga rajoni. Panairin e hapën drejtuesit e akademive të Malit të Zi, Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët theksuan rëndësinë e promovimit dhe nxitjes së leximit, veçanërisht tek të rinjtë e sotëm.   Kryetari i Akademisë […]

DokuFest me projeksione të përzgjedhura

Sikurse edhe edicionet e shkuara, sërish këtë vit festivali i filmit DokuFest vjen edhe në Tiranë. Ky festival këtë vit ka 20 vjetorin e zhvillimit të tij.   DokuFest në bashkëpunim më Platformën e Artit Bashkëkohor Harabel, mbrëmjen e datës 28 korrik në orën 20-30 në ambientet e fushave të tenisit pranë Liqenit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara