e shtunë 23 janar 2021
e shtunë 23 janar 2021

 

Shoqata e Botuesve Shqiptarë hapi në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, Panairin e 23-të të Librit “Tirana 2020”. Lexuesit do të përfitojnë nga ofertat, informimi për titujt e rinj, përmes platformave online si Bukinist.al, Adrion ltd, Top Channel dhe gjithë librarive#panairitirana2020 #panairilibrit, #tirana2020

 

Panairi i 23 i Librit Online u çel këtë të enjte, për të pasuar katër ditë me festën e librit. Në fjalën hapëse të tij kreu i Shoqatës së Botuesve apeloi për shtimin e librarive në Tiranë.

 

“Gjatë lëtyre katër ditëve të Panairit të Librit, nga sot deri ditën e diele, do të bëhen më shumë se 60 aktivitete nga shtëpitë botuesve, nga Shoqata e Botuesve, kemi disa aktivitete problemore, do të diskutojmë nesër në Bibliotekën Kombëtare për probleme të përkthimit, të mjeshtërisë së përkthimit. Tirana ka nevojë për një librari të madhe, ka nevojë për shumë librari, janë librari që i hëngri koha”, tha Petrit Ymeri.

 

Çmimet e panairit të sivjetshëm do të jepen ditën e dielë, pasi juria ka shqyrtuar me kujdes prurjet e këtij viti.

 

“Libri është më i pari instrument dhe dija është më i pari mekanizën që bën të mundur që një komunitet të fitojë cilësinë e të qenurit njeri dhe mbi të gjitha të mendimit të pavarur”, tha Diana Kastrati.

 

Ky panair do të ketë fokus për letërsinë shqipe dhe sfidat e saj të globalizmit. Edhe njëherë pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e librit në zhvillimin e shoqërisë.

 

“Unë nuk e shoh ndryshe këtë përpjekje, përvecse si një shërbim i pashpërblyer i  botuesve, autorëve dhe librarëve për ta ushqyer këtë dritë të diturisë që përpara do të na shpjerë si komb”, tha Besnik Mustafaj.

 

 

https://www.facebook.com/ShoqataBotuesveShqiptare/videos/670518950517765/

 

Si të blini libra online?

 

 

 

 

Më shumë

Gjakova vishet kuq e zi! Artistë nga të gjitha trevat shqiptare festojnë Ditën e Flamurit me këngë e valle

Me këngë e valle tradicionale, Gjakova kremtoi ditën e flamurit me festivalin folklorik mbarëkombëtar “N Odën e Malësisë së Gjakovës”.   Edicioni i tretë i festivalit bëri bashkë dhjetëra artistë nga mbarë trevat shqiptare. Një moment emocionues ishte parakalimi i artistëve me këngë e valle në rrugët e qytetit të Gjakovës, i zbukuruar me […]

15 vjet isopolifonia shqiptare në listën e UNESCO-s/ Meta: Gjuha, kënga polifonike dhe identiteti i shqiptarit do të jenë përherë një e të pandara

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti veprimtarinë artistiko-kulturore që u mbajt në Muzeun Etnografik të Vlorës, 15-vjetorin e përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit”, të mbrojtura nga UNESCO-ja.       Presidenti Meta uroi veçanërisht korifejtë shqiptarë të polifonisë, ata që “në rolet e […]

Filmi i parë ruso-shqiptar pas gjysmë shekulli: Gruaja sovjetike në burgun e Enver Hoxhës

Pas më shumë se gjysmë shekulli që nga bashkëpunimi i fundit, filmi i parë i përbashkët nga krijuesit rusë dhe shqiptarë ka përfunduar, megjithëse nuk është e qartë se kur do të paraqitet në publik. Bëhet fjalë për filmin “Gjirokastra”, regjinë e të cilit, si debutor, e ka bërë skenaristi Yuri Arabov. Skenarin e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara