e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Ambasadorja greke në Shqipëri, Sophia Philippidou foli në Euronews Albania për projektin e Parkut Helen të Tiranës i cili do të inaugurohet më 18 qershor.

 

“Ne kemi punuar për këtë projekt për thuajse dy vjet. Ideja është të krijojmë një park ku njerëzit të mund të argëtohen dhe do të jetë gjithashtu një hapësirë për atletët. Ai ndodhet tek liqeni i Farkës, është një ambient shumë i bukur, ku mund të shohësh malin e Dajtit, liqenin e bukur dhe rrethinat spektakolare,” – u shpreh ambasadorja teksa theksoi se nuk mund të tregonte një shifër fikse për sa ka kushtuar projekti.

 

“Tiranathlon” do të quhet parku, i cili e ka marrë emrin nga një lojë fjalësh, mes “triathlon” dhe “Tirana” siç tha dhe Philippidou, ndërsa eventi i parë që do të zhvillohet do të jetë më datë 20 qershor, dy ditë pas hapjes.

 

“Do të jetë një garë sportive ndërkombëtare. Aktualisht jemi pak, nën 100 pjesëmarrës nga shumë vende, kryesisht nga ato fqinje si Mali i Zi, Kosova, Greqia, por edhe Turqia, Britania dhe Austria. Numri po rritet, ne shpresojmë të arrijmë në një shifër më të lartë dhe ta shpallim këtë si një event vjetor,” – u shpreh ambasadorja.

 

Sophia Philippidou pohoi se gara është relativisht e vështirë dhe nuk mund të marrë pjesë kushdo. Bëhet fjalë për 750 metra not, 20 kilometra çiklizëm dhe 5 kilometra vrap.

 

Ndërkohë ambasadorja sqaroi gjithashtu se mesazhi që ky park përcjell, lidhet me 200 vjetorin e pavarësisë së Greqisë dhe 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë, përveç përpjekjes për të zbukuruar zonën dhe për të dhënë një kontribut në këtë aspekt.

 

Në fund të intervistës për Euronews Albania, Philippidou pohoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të konsoliduara dhe sa vijnë e bëhen më të mira.

 

 

 

Më shumë

Hera e parë për këtë vit që nuk raportohet për të infektuar me COVID-19 në kryeqytet

E ndërsa Tirana, qendra më e madhe përhapjes së koronavirusit, sipas të dhënave zyrtare, për herë të parë për këtë vit, nuk shënon asnjë rast të ri të infektuar me COVID-19. Sipas ekspertëve epidemiologë pritej që pas zgjedhjeve të 25 Prillit, të kishte një valë të madhe infektimesh me koronavirus për shkak të grumbullimeve […]

Nis zyrtarisht gara për kreun e PD, përballë Bashës tre sfidantë

Gara për kreun e Partisë Demokratike mund të konsiderohet zyrtarisht e hapur, pas vendimit në mbrëmjen e së hënës të kryesisë, e cila miratoi emrat që ishin ofruar për konkurrim. Mes 5 kandidatëve, jashtë mbeti Ibsen Elezi, për të cilin u vlerësua se nuk plotësonte kriteret “për shkak të qëndrimeve denigruese ndaj partisë”.   […]

KAS përfundon numërimin e votave për Beratin: Rezultati nuk ndryshon

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve mbylli të gjitha pretendimet e palëve për qarkun e Beratit. Pas rinumërimit të 114 kutive të kërkuara nga LSI, rezultati nuk ndryshoi por u ngushtua diferenca ndërmjet PS-së dhe LSI-për në 58 vota për një karrige deputeti.   Hetimi i kutive të Beratit nuk ndryshoi rezultatin në ndarjen e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara