e shtunë 18 shtator 2021
e shtunë 18 shtator 2021

 

 

Në fshatin historik të Prishtës në Skrapar komuniteti vendas, besimtarë të shumtë bektashi nga Shqipëria dhe bota, çelën zyrtarisht nisjen e pelegrinazhit të madh për vitin 2021 Prishtë – Tomor. Kjo është një traditë e cila vitet e fundit po ringjallet fuqishëm prej banorëvë të larguar dhe atyre që sot jetojnë në Prishtë.  Ajo nis prej kohërave kur në Prishtë ishte Kryegjyshata e parë bektashiane e Shqipërisë, dhe është mbajtur kongresi i parë bektashian në vitin 1921.

 

Në ceremoninë festive u soll muzika tradicionale, polifonia toske skraparase, servirja e gatimeve tradicionale etj.

 

Prej vitesh 18 deri më 25 gushti, po sillen si ditë reflektimi dhe qetësie shpirtërore, lutjesh për të gjithë besimtarët.

 

Disa nga trashëgimtarët e udhëheqësve bektashi të cilët shërbyen me devocion në këtë vend të rëndësishëm të bektashizmës shqiptare, kërkojnë që Teqja e Prishtës të rindërtohet ashtu si ka qenë deri në vitet ’80. Ata dëshirojnë të rikthehet lavdia e dikurshme dhe në këtë vend të shenjtë të vendoset një klerik që të shërbejë aty.

 

Në çeljen e pelegrinazhit bektashi të Prishtës të shumtë ishin ata që kishin ardhur nga diaspora, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Italia dhe Greqia  dhe nga shumë shtete të tjera të Europës dhe botës.

 

18 gushti i vitit 2021 është i rëndësishëm për banorët e Prishtës, Rehovicës, Dorësit e të gjithë kësaj zone edhe për shkak të konkretizimit të inisiativës së tyre për shtrimin e rrugës nga ura e Blezënckës e deri në afërsi të fshatit.

 

Shumica e të pranishmëve në këtë festë janë donatorët kryesorë për mundësimin e asfaltimit të kësaj rruge, e cila do ta bëjë më të lehtë lëvizjen e pelegrinëve nga i gjithë jugu i Shqipërisë drejt Malit të Shenjtë të Tomorit. Të gjithë pelegrinët thonë se me koontributet e tyre do ta vazhdojnë nismën e shtrimit me tëj të rrugës dhe rikthimit në fshat.

 

Teqeja e Prishtës dhe tyrbja pranë saj janë faltoret më të rëndësishme për besimtarët bektashinjë, të cilët që prej datës 17 gusht mblidhen për të nisur festimet e pelegrinazhit drejt Tomorit ku dhe bëjnë kurban sipas traditës. Të rinjtë veçantërisht janë ata që i ndezin këto festa dhe u japin një kuptim tjetër.

 

Prishtalinjtë po përjetojnë ndryshime të rëndësishme sidomos në zhvillimin dhe ngritjen e infrastrukturës rrugore, rritjes së shpresës për një të ardhme më të mirë e pse jo për tu rikthyer dhe investuar në fshat.  Sot në këtë zonë Bashkia e Skraparit po shikon mundësinë e realizimit të disa projekteve afatgjate siç është edhe rijetëzimi i Qytetit Ilir të Orgesës i cili ndodhet fare pranë fshatit Prishtë. Projekti synon nxitjen e banorëve të zonës për ngritjen dhe ndërtimin e një infrastrukture turistike për të akomoduar dhe pritur turistë që në këto anë janë të shumtë.

 

Pelegrinazhi bektashi Prishtë – Tomor, këtë vit po shoqërohet  me urimin për një jetë më të mirë, shëndet e begati për të gjithë!

 

Më shumë

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

I kthehen Kishës Orthodhokse Lipsanet e Shën Joan Vladimirit

Dorëzimi i lipsaneve (eshtrave) të Shën Gjon Vladimirit, Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andonit, në Manastirin që mban emrin e shenjtorit, në Shijon të Elbasanit, ishte një ditë e veçantë për besimtarët orthodhoksë. Ky akt, i shoqëruar me një marrëveshje të nënshkruar nga drejtori i Muzeut Kombëtar, Dorian Koçi dhe Imzot Andoni, […]

80 vjet më parë u dha Autoqefalia e Kishës Ortodokse

Më 12 prill u mbushën 80 vjet nga një ngjarje shumë e rëndësishme për komunitetin Orthodhoks të vendit tonë – dhënia e Autoqefalisë nga Patriarkana Ekumenike. Kjo ngjarje e futi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë si të barabartë në familjen e Kishave Orthodhokse. Kryepiskopi Anastas, në studimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nga ditët apostolike […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara