e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

Insituti i Statistikave pritej që këtë vit të kishte një nga “sipërmarrjet” më të rëndësishme siç është Censi i Popullsisë dhe Banesave por situata me koronavirusin e ka lënë pezull këtë aktivitet. Në raportin vjetor të insitucionit INSTAT vlerëson se së pari ngjarja e tërmetit të 26 nëntorit e vitit të shkuar dhe tashmë COVID-19 kanë bërë që situata të mbetet pezull dhe në rastin më të mirë të ndiqet shembulli i vendeve të tjera që e kanë shtyrë censin.

 

“Situata e krijuar nga Covid-19 dhe politikat e shtetit shqiptar për përballimin e fatkeqësisë natyrore, detyroi INSTAT të rishikonte prioritetet dhe aktivitetet statistikore për tu realizuar këtë vit. Pezullimi i veprimtarive përgatitore për Censin e Popullsisë dhe Banesave, i cili ishte parashikuar të kryhej në tetor të këtij viti, e bën të pashmangshme shtyrjen e këtij aktiviteti madhor për një kohë tjetër, ashtu sic kanë vendosur edhe vendet e tjera të Evropës. Megjithatë, ne do të vazhdojmë kryerjen e aktiviteteve përgatitiore për realizimin e Censit, si një nga projektet më madhore të institucionit dhe shtetit shqiptar. Këto aktivitete do të marrin për bazë gjetjet e Pilotit të Censit të vitit 2019 si edhe situatat e emergjencave të fundit që kanë ndodhur, siç janë tërmeti i Nëntorit të 2019 dhe Covid-19” vlerëson INSTAT.

 

Por çfarë pritet që të realizohet gjatë vitit 2020 në funksion të Censit. Së pari parashikohet që të hartohet projektakti specifik “Për censin e popullsisë dhe banesave”. Projektakti do të mundësojë përafrimin e standardeve të reja të Kombeve të Bashkuara për censet e radhës si dhe do të shërbejë si akti bazë për nxjerrjen e akteve të tjera të karakterit operacional, duke patur parasysh ndarjen e re administrative të Republikës së Shqipërisë.

 

Po kështu pritet që gjatë 2020 të përgatitet kryerja e një tjetër testi të Cens, qëllimi i të cilit është që të testohen elemente të ndryshëm bazuar në gjetjet e pilotit të kryer gjatë vitit 2019.. Aktivitetet do të vazhdojnë me përditësimin e zonave specifike në terren të censit (ZC), kryesisht zona të prekuara nga fatkeqësia natyrore (Tërmeti i 26 Nëntorit të 2019) dhe objekte në ndërtim gjatë 2019, raporton monitor.

 

“Gjithashtu, aktivitetet e hartave të cens në fazën e para-numërimit do të vazhdojnë me: kontrollet e cilësisë të të dhënave të ardhura nga terreni dhe përditësimin e gjeodatabazës, përditësimi i kufijve të Zonave të Censit, gjeokodifikimi i njësive gjeografike, përgatitjen e hartave dixhitale të Zonave të Cens, për të gjithë zinxhirin e stafit të terrenit – anketues, kontrollor dhe mbikqyrës, krijimin e hartave ”smart” (geodaatabase/map format) sipas kërkesave të Njësisë së TI për tu testuar/aksesuar/integruar në aplikacionin e pyetësorëve të censit” thuhet në raport.

 

5 maj 2020

 

Më shumë

Mali i Krujës, kalaja madhështore natyrore përballë Adriatikut

Mali i Krujës, ngrihet si një kala madhështore natyrore përballë detit Adriatik, me pamje të gjerë vizuale nga të gjitha drejtimet dhe me peizazhe natyrore mahnitëse,sidomos kur ndodhesh në lartësinë më të madhe të tij në Sarisalltëk (1176 m.)   Pjerrësi shumë të madhe mbi 50 gradë të shpateve e greminave shkëmbore, me çarje e […]

Indeksi i Barazisë Gjinore për Republikën e Shqipërisë 2020

Raporti i Indeksit të Barazisë Gjinore për Shqipërinë u hartua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Statistikave i Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Evopian për Barazinë Gjinore (EIGE) me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, brenda kuadrit të Instrumentit të Asistencës para Anëtarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian, financuar nga […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara