e martë 22 qershor 2021
e martë 22 qershor 2021

 

Center for Jewish Impact përshëndeti firmosjen e Konventës për shmangien e taksimit të dyfishtë midis Izraelit dhe Shqipërisë, duke theksuar do të shërbejë për të nxitur bashkëpunimin e mëtejshëm midis vendeve dhe popujve, duke përgëzuar njëkohësisht edhe Ambasadën shqiptare në Izrael.

 

“Ne i përgëzojmë miqtë tanë në Ambasadën shqiptarë në Izrael, për zhvillimin e mrekullueshëm të heqjes së taksimit të dyfishtë midis Izraelit dhe Shqipërisë. Padyshim që do të shërbejë për të nxitur bashkëpunimin e mëtejshëm midis vendeve dhe popujve tanë”, shkruan Center for Jewish Impact në Twitter.

 

Qeveria e Shtetit të Izraelit dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, nepermjet Ministrit te Jashtem Gabi Ashkenazi dhe Ambasadorit te RSH Bardhyl Canaj, zhvilluan një takim bilateral në Jeruzalem i cili u finalizua me nënshkrimin e Konventës për eleminimin e Taksimit të Dyfishtë.

 

Realizimi i kësaj Konvente bëhet me qëllimin për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimin mbi të ardhurat, pa krijuar mundësitë për mos-tatim ose tatim të reduktuar nëpërmjet evazionit ose shmangies tatimore (duke përfshirë nëpërmjet marrëveshjeve mbi zbatimin e traktateve të favorshme, të cilat synojnë të përfitojnë lehtësirat e ofruara në këtë Konventë për përfitim të tërthortë të banorëve të Shteteve të treta);

1.Kjo Konventë zbatohet për personat që janë rezidentë në njërin ose në të dyja Shtetet Kontraktuese.

 

2.Për qëllimet e kësaj Konvente, të ardhurat e gjeneruara nga ose nëpërmjet një subjekti ose marrëveshjeje, e cila trajtohet si plotësisht apo pjesërisht transparente nga pikëpamja tatimore sipas ligjit për tatimet të secilit Shtet Kontraktues, konsiderohen si të ardhurat e një rezidenti të një Shteti Kontraktues, por vetëm deri në masën që këto të ardhura trajtohen për qëllimet e tatimit nga ai Shtet, si të ardhura të një rezidenti të atij Shteti. Në asnjë rast, dispozitat e këtij paragrafi nuk interpretohen se cenojnë të drejtat e një Shteti Kontraktues për të tatuar rezidentët e atij Shteti Kontraktues.

Më shumë

Rriten humbjet e energjisë në rrjet / 3-mujori, INSTAT: U shënuan 7.7% më shumë humbje, prodhimi u rrit me 2.2 herë

Humbjet e energjisë elektrike në rrjet pësuan rritje me 7.7% gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Bilancit të Energjisë, të publikuar nga Instituti i Statistikave, rritja më e madhe e humbjeve u shënua në transmetim me 43.9%, ndërkohë që humbjet në shpërndarje […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

Rritet çmimi i karburanteve

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës një litër naftë blihej me 157 lekë për litër, sot çmimi ka kapërcyer në 162 lekë, me rritje mesatare 5 lekë për litër. Shkak për ndryshimin e radhës është […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara