e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

 

Një restorant i vetëm në hyrje të qytetit të Elbasanit ka në brendësi të tij 30% të popullatës të të gjithë llojit në Shqipëri! Fatkeqësisht jo të gjallë, por të vrarë, të masakruar dhe të ekspozuar për argëtim klientësh dhe “zbukurim” ambienti. Rasti më skandaloz i raportohet PPNEA-s nga qyteti i Elbasanit. Jo vetëm rrëqebuj, por edhe arinj, kaproj dhe lloje të tjera të mbrojtura ekspozohen në këtë restorant, i cili servir në mes të ditës edhe pjata me kafshë e shpendë të egra, përfshirë derra të egër, kaproj, mëllenja dhe shapka.

Rrëqebulli i Ballkanit është i listuar si i rrezikuar në mënyrë kritike (CR) në Listën e Kuqe të IUCN, dhe në Shqipëri mendohet se mbijetojnë jo më shumë se 10 individë, çka e bën një nga gjitarët më të rrezikuar për zhdukje në vend. Ndërkohë që popullata në të gjithë Ballkanin vlerësohet të jetë jo më shumë se 50 individë, kjo specie ende vazhdon të bjerë viktimë e brakonazhit nga individë që nuk tregojnë minimumin e konsideratës ndaj ligjit si dhe dhembshurinë minimale njerëzore ndaj një lloji që është në prag të zhdukjes.

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri ka ngritur alarmin për rrezikun që po i kanoset kafshëve të egra duke iu referuar pikërisht lokalit në Elbasan i mbushur me rrëqebuj, arinj dhe kaprollë të vrarë dhe balsamosur, të cilët ekspozohen për “zbukurim” ambienti.

Lajmi ka tërhequr vëmendjen edhe të të përditshmes franceze “Liberation”.

E përditshmja franceze, “Liberation” ka publikuar një artikull për barbarinë ekstreme, siç e cilëson ajo, ndaj jetës së egër në Shqipëri.

https://www.liberation.fr/terre/2020/06/22/en-albanie-les-derniers-lynx-des-balkans-a-la-merci-du-braconnage_1790338?fbclid=IwAR3lKfQM63LLDufcHJ9NBFXuU9zDxRfJILLddVzEETHMGLlU8EgI1J6QupM

 

Gazeta citon Shoqatën e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror, sipas së cilës një restorant i vetëm në hyrje të qytetit të Elbasanit ka në brendësi të tij 30% të popullatës të të gjithë llojit në Shqipëri.

Fatkeqësisht jo të gjallë, por të vrarë, të masakruar dhe të ekspozuar për “zbukurim” ambienti.

Rrëqebulli i Ballkanit është i listuar si i rrezikuar në mënyrë kritike. Në Shqipëri mendohet se mbijetojnë jo më shumë se 10 individë, çka e bën një nga gjitarët më të rrezikuar për zhdukje në vend. Ndërkohë që popullata në të gjithë Ballkanin vlerësohet të jetë jo më shumë se 50 individë.

Ndaj Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri i bën thirrje të gjithë institucioneve në vend, që të reagojnë me urgjencë për të parandaluar në vazhdimësi raste të ngjashme, të cilat përbëjnë krime mjedisore, si dhe një rrezik serioz ndaj llojeve që janë drejt zhdukjes në vendin tonë.

 

Më shumë

Inteligjenca amerikane: Ndryshimet klimatike do të sjellin tensione

Ndryshimet klimatike do të çojnë në rritjen e tensioneve ndërkombëtare, paralajmëron komuniteti i inteligjencës amerikane. Sipas raportit të publikuar, vendet do të zihen për mënyrat e reagimit, ndërsa efektet do të ndihen më së shumti në vendet e varfra, të cilat kanë më pak kapacitete për t’u përshtatur. Raporti vlerëson ndikimin e klimës në […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

Raporti i BE: 76.5% e ujërave në Shqipëri të shkëlqyera, zonat e plazhit me ndotjen më të madhe

Publikohet raporti i Bashkimit Europian për cilësinë e ujërave detare por edhe në tokë, ku Shqipëria renditet e 20-a nga 30 shtete të monitoruara.   Sipas raportit 76.5 për qind e ujërave në Shqipëri kanë kualitet të shkëlqyer, 95.8% kanë cilësi të pranueshme dhe 4.2% klasifikohen si zona të ndotura.   Renditja sipas […]

Raporti i OKB-së për klimën, “kod i kuq për njerëzimin”

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, njerëzit pa dyshim janë fajtorë për ndryshimet globale të klimës – ndërsa kërkohen urgjentisht shkurtime masive të gazrave që shkaktojnë efektin serrë nëse bota dëshiron të shmangë një ngrohje katastrofike. Gjetjet e raportit janë miratuar nga 195 qeveri në botë.   Në ishullin […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara