e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

Fjala institucion (institutum in.), rrjedh prej latinishtes instituo (krijoj, formoj). Zakonisht, fjala institucion  ka kuptimin politik dhe atë juridik, por shpesh ajo ka edhe kuptime të tjera, sidomos fetar, ekonomik, sociologjik, filozofik apo akademik. Në kuptimin politik, fjala institucion përcakton tërësinë e strukturave politike që rezultojnë prej sistemit politik dhe që funksionojnë sipas Kushtetutës, ligjeve, rregulloreve dhe zakoneve. Në kuptimin juridik përcakton  institucionet  e drejtësisë, domethënë gjykatat, etj. Në planin sociologjik një institucion përcakton një strukturë sociale (ose një sistem raportesh sociale) e qëndrueshme në kohë.

 

Sipas një përkufizimi më sintetik,  një institucion është një “rregull loje” e pranuar shoqërisht. Sejcili institucion nënkupton një tërësi normash, të cilat individët duhet ti zbatojnë. Të tilla norma mund të jenë me natyrë morale, zakone të vendit dhe norma të shtetit. Gjithashtu ato janë parime themelore juridike të shtetit dhe janë organizmat politike kushtetuese që i shprehin ato. Kur është fjala për struktura dhe mekanizma të rregullit shoqëror, institucionet janë objekt i studimit të shkencave shoqërore: të sociologjisë, shkencave politike dhe ekonomike.

 

Historikisht, dallimi midis epokave ose periudhave të ndryshme, nënkupton një ndryshim të madh dhe themelor në sistemin e institucioneve që qeverisin shoqërinë. Ngjarjet politike dhe ushtarake vlerësohen me rëndësi historike nëse shoqërohen me ndryshime të institucioneve. Në historinë evropiane një rëndësi të veçantë ka patur tranzicioni i gjatë të institucioneve feudale të Mesjetës në institucionet moderne, që qeverisin jetën bashkëkohore.

 

Institucionet formale grupohen në dy kategori: institucionet ekonomike dhe institucionet politike. Institucionet ekonomike përcaktojnë rregullat që rregullojnë bashkëveprimet njërzore në fushën ekonomike, ndërsa institucionet politike përcaktojnë këto rregulla në fushën politike.

 

Për sa i përket institucioneve politike, zakonisht pranohet përkufizimi që lidhet me institucionet demokratike:  ato janë rregullime institucionale përgjithësisht të pranuara në një sistem politik që lejojnë të marrin vendime politike dhe në të cilat personat drejtues e marrin pushtetin e vendimarrjes nëpërmjet garave elektorale. Në praktikë institucionet demokratike janë të lidhura me ekzistencën e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, përgjegjësinë e politikanëve kundrejt zgjedhsve dhe me pjesmarrjen e lirë të qytetarëve në aktivitetet politike.

 

Në kuptimin juridik, një institucion publik është një person juridik i cili në veprimtarinë e vet financohet nga fonde publike dhe kontrollohet nga shteti. Drejtimi i një institucioni publik mund të bëhet nëpërmjet një personi të vetëm ose prej një bordi apo Këshilli Administrativ, anëtarët e të cilit janë të gjithë nënpunës të shtetit dhe të emëruar prej tij për një periudhë kohe të caktuar. Veprimtaria e institucioneve politike është objekt i së drejtës kushtetuese, ndërsa veprimtaria e institucioneve publike është objekt i së drejtës civile.

 

“Institucionet Publike kanë një vlerë jashtëzakonisht të madhe për një komb. Nëqoftëse ato përdoren në mënyrë të përshtatshme për hartimin e politikave, për zbatimin dhe administrimin e tyre, atëhere institucionet publike do të jenë po aq të rëndësishme për zhvillimet dhe perspektivën kombëtare, sa ç’janë edhe burimet ekonomike natyrore. Problemi shtrohet se sa saktë ndërtohen këto istitucione me qëllim që të funksionojnë në mënyrë sa më efektive perspektivat administrative dhe manaxheriale” (Dwight Waldo)

Më shumë

Në prag të 28 Nëntorit “bashkohen” arkivat, DPA hap sallë studimi në Kosovë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]

Zgjidhet Kolegji i ri Zgjedhor

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]

Hapet gara për hetues të BKH-së, struktura do të përbëhet nga 60 të tillë

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]

3 vjet nga fillimi i Vetting-ut, 105 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 117 u konfirmuan

Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara