Saturday 30 September 2023
Saturday 30 September 2023

Shkollat dhe kopshtet në mbarë botën janë mbyllur për shkak të koronavirusit. UNESCO-ja thotë se mbyllja ka ndikuar tek 87% e nxënësve të botës. Edhe fëmijët e vegjël e dinë tashmë se një virus po qarkullon. Por, çfarë duhet t’u themi fëmijëve?

 

Sheshet e lojrave janë bosh dhe shkollat janë të mbyllura në vendet në mbarë botën, për shkak të koronavirusit.

 

Fëmijët qëndrojnë në shtëpi me familjet e tyre dhe shpesh ndjekin të njëjtat edicione lajmesh si prindërit e tyre. Shpesh, kjo mund t’i frikësojë.

 

“Është e rëndësishme të merremi fillimisht me fëmijët për të kuptuar gjendjen e tyre. Duhen pyetur se çfarë kanë dëgjuar, çfarë dinë, çfarë mendojnë dhe ndjejnë për këto gjëra. Është gjithnjë e rëndësishme të themi të vërtetën në një mënyrë që i përshtatet fazës së tyre të zhvillimit, si dhe t’u ofrojmë fëmijëve gjithnjë siguri”, thotë profesore Kate Eshleman, e Spitalit të Fëmijëve, të Klinikës Cleveland.

 

“Nuk do t’i flisni një 5-vjeçari siç i flisni një adoleshenti. Megjithatë, mendoj se është vërtet e rëndësishme që të kuptojnë se sa serioze është kjo situatë”, thotë profesor Robert Franks, i Qendrës së Fëmijëve “Judge Baker”.

 

Profesori Franks ishte pjesë e një paneli në “Newswise”, një platformë për gazetarët. Ai është me Qendrën e Fëmijëve “Judge Baker”, e cila është pjesë e Universitetit të Harvardit. Zoti Franks thotë se është e rëndësishme që prindërit të kenë parasysh së fëmijët marrin shtysë nga ato që shohin tek të rriturit.

 

“E kuptojnë ankthin tonë. Kuptojnë frikën tonë. Nëse ne shohim lajmet 24-orë në ditë, do t’i ndjekin edhe ata. Do të shikojnë se si ne reagojmë ndaj lajmeve dhe do të mësojnë nga sa mirë i zbatojmë ne masat për distancimin social”, thotë Profesor Franks.

 

“Nëse të rriturit duan të shohin lajmet, duhet të sigurohen që mos t’i shikojnë gjithnjë në praninë e fëmijëve. Është në rregull të kenë nga pak ekspozim kur jemi të gjithë së bashku, në mënyrë që të drejtojnë pyetje dhe të marrin përgjigje”, thotë Profesore Eshleman.

 

Profesorja Eshleman thotë se nëse fëmijët ju drejtojnë një pyetje për të cilën nuk e dini përgjigjen, është më mirë t’ua thoni që nuk e dini. Kjo është një situatë e re që asnjë prej nesh nuk e ka përjetuar më parë.

Zëri Amerikës

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara