e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Me bllokimin e lëvizjeve të shkaktuara si pasojë e koronavirusit, jeta ka ndryshuar. Sportistët profesionistë që luajnë në skuadër janë prekur veçanërisht nga ky realitet i ri sepse nuk kanë asnjë mënyrë për të ushtruar sportin përkrah shokëve të tyre të skuadrës. Por në rastin e çiklistëve profesionistë, një atlet ka gjetur mënyrën për t’i bërë të gjithë fitues.

 

Çiklisti profesionist Davide Martinelli nget biçikletën e tij përgjatë qytetit të tij, Lodetto, të Italisë.

 

“Meqë jam çiklist dhe kam një biçikletë dhe dy këmbë të stërvitura mirë, 10 kilometra distancë në ditë nuk është ndonjë gjë e madhe për mua. Dua të ndihmoj njerëzit që më kanë mbështetur gjithmonë gjatë sezonit. Është koha t’ua shpërblej”, thotë zoti Martinelli.

 

Zoti Martinelli, i cili paguhet për garat, tani shkon në mbarë qytetin për të shpërndarë ilaçe për ata që janë në karantinë gjatë pandemisë COVID-19.

 

“Sa më pak njerëz të shkojnë në farmaci, aq më mirë. Në se shkoj unë në vend të tre apo katër personave, ka më pak rrezik për infeksion”, thotë ai.

 

I ati i Martinellit, Giuseppe, vetë një ish-çiklist i cili tani drejton ekipin e djalit të tij, mbetet optimist se Tour de France do të zhvillohet këtë vit.

 

Nuk do të ketë anulim por riskedulim. Shpresoj në gusht ose shtator të gjithë mund të shkojmë në mbarë botën, pasi në fund, sporti ynë udhëton dhe njerëzit udhëtojnë nga e gjithë bota për ta parë atë”, thotë Giuseppe.

 

Tour de France ishte planifikuar të fillonte më 27 qershor dhe tani është shtyrë për në 29 gusht por do të ndjekë të njëjtën linjë. Asnjë datë zyrtare nuk është caktuar për garën për femra. VOA

4 maj 2020

 

 

Më shumë

Bill Gates parashikon se kur do të ndodhë pandemia e ardhshme

Themeluesi i Microsoft Bill Gates ka zbuluar në programin e tij, Bill Gates dhe Rashida Jones, mendimet e tij mbi të ardhmen e pandemive globale.   Në një bisedë të gjerë me aktorin dhe shkrimtarin Jones, Gates përshkroi shpresat e tij për një botë post-COVID dhe çfarë sfidash do të përballet njerëzimi.   Sipas […]

“Çmimet Nobel” do të jepen online

Ceremonitë e “Çmimit Nobel” për këtë vit nuk do të zhvillohen. “Fituesit do të shpallen vetëm në internet për shkak të pandemisë”, bëhet e ditur në deklaratën e publikuar të martën nga Fondacionit Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze. Kjo është hera e parë që prej vitit 1944 që ceremonitë nuk do […]

“TikTok”, aplikacioni jo i lojërave më i shkarkuar në 6-mujorin e parë të sivjetshëm

Aplikacioni kinez për ndarjen e videove “TikTok” ka arritur në vendin e parë si aplikacioni jo i lojërave më i shkarkuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.   Ky aplikacion dhe varianti i tij kinez “Douyin” janë instaluar mbi 620 milionë herë në gjashtëmujorin e parë, të ndjekur nga “WhatsApp” dhe “Zoom”.   Aplikacioni […]

Ëndërra e Zuckerberg: Një rrjet social i vetëm

Nuk mund të thuhet se është pa ide Mark Zuckerberg , një nga themeluesët  e Facebook . Këtë rradhë, ideja nuk i ka lindur në një nga dhomat e çrregullta të konviktit të Harvard University, siç thotë legjenda (historia është krejt e ndryshme) e shpikjes së Facebook, por në lartësinë e administratorit të këtij […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara