e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

Hebrejte amerikanë ndahen në dysh lidhur me kandidaturën e Kamala Harris si “shoqe e biletës” siç thuhet në gjergun aktual amerikan të Joe Biden çka do të thotë, zgjedhjen përfundimtare të saj si Zëvendëspresidente  e SHBA-ve nga ana e kandidatit për President.

Organizatat e demokratëve për Izraelin në J Sreet e kanë mirëpritur seleksionimin e Harris, edhe për faktin se ajo është afroamerikanja e parë me gjak edhe aziatikolindor e zgjedhur si kandidate në garën për llogari të një partie të madhe. Është e treta grua e zgjedhur për këtë post, pas Sarah Palin më 2008-tën dhe Geraldine Ferraro më 1984.

“Joe Biden dhe Kamala Harris janë një skuadër perfekte për të ringjallur shpirtin e këtij kombi, për të ndaluar axhendën e urryer të Presidentit Trump dhe për të forcuar lidershipin amerikan  dhe marrëdhëniet SHBA-Izrael”, deklaroi Mark Mellman, president dhe CEO e Shumicës Demokratike për Izraelin.

Në një deklaratë tjetër Halie Soifer, drejtore ekzekutive e Jewish Democratic Council of America dhe ex-këshilltare për sigurinë kombëtare esenatores Harris, thuhet: “Harris  i jep prioritet të njejtave çështje me ato që ngrejnë zgjedhësit hebrej dhe jam e sigurtë se do të punojë me zell për të mbrojtur vlerat tona në Shtëpinë e Bardhë, bashkë me Presidentin tonë të ardhshëm Joe Biden. Në cilësinë e ish-këshilltares për sigurinë kombëtare të senatores Harris njoh personalisht bindjet e saj dhe përgjegjshmërinë për të krijuar një vend më të mirë për të gjithë amerikanët. Ajo është plotësisht në të njejtën linjë me vlerat e hebrejve-amerikanë, përfshirë impenjimin e saj për të mbështetur marrëdhëniet SHBA-Izrael, impenjmin për të krijuar akses ndaj kurave shëndetësore dhe edukimit shkollor me çmime të arritshëm, intolerancën e saj për urrejtjen dhe fanatizmin dhe përpjekjen e vazhdueshme për të mbështetur më të dobëtit në komunitetin e vendit tonë”.

“J Street shkëmbeu përgëzimet me Senatoren Harris dhe me ish Zëvëndëspresidentin Biden për këtë seleksion historik” theksoi në një deklaratë grupi JNS. “ Lëvizja jonë  nuk mund të mos shprehë entuziazmin e saj dhe të mos premtojë se do të bëjë ç’ështëe mundur nga tani gjer në Nëntor për të ndihmuar zgjedhjen përfundimtare të kësaj bilete (Biden-Harris-shën.ynë) pro Izraelit, pro paqes, për të nxjerrë jashtë Donald Trump-in  dhe për t’i hapur rrugën një epoke të ndritshme për vendin tonë”.

Ndryshe kumbojnë këmbanat hebraike në krahun e djathtë; Presidenti i ZOA-s, Mort Klein, deklaroi në JNS shprehimisht se “është shumë i shqetësuar që Kamala Harrisdëshron të rivendosë marëveshjen katastrofike me Republikën Islamike të Iranit, e cila bën të mundur ecjen e kësaj drejt armëve nukleare, përpos që ajo ka refuzuar të dënojë antisemitizmin dhe urrejtjen e hapur ndaj Izraelit tëshprehur nga senatorjae Minesotas Ilhan Omar (përkundrazi, Harris ishte e shqetësuar për sigurinë e kësaj të fundit dhe jo për sigurinë e hebrejve amerikanë) si dhe për refuzimin për të marë pjesë në konferencën politike të AIPAC (organizata më e madhe amerikane bipartisan që mbështet Izraelin – shën-ynë).

Megjithkëtë, themeluesja dhe presidentja e Endowment for Middle East Truth (EMET) Sarah Stern, afirmoi se “pavarësisht shqetësimeve mbi senatoren Harris, ajo mbetet zgjedhja më e preferuar në krahësim me kandidatët e tjerë të marrë në konsideratë për N.2 të Shtëpisë së Bardhë, midis të cilave senarorja  Elizabeth Warren apo ish-këshilltarja për sigurinë kombëtare e SHBA-ve Susan Rice, bashkëautore e marrëveshjes nukleare me Iranin të vitit 2015 nën Presidentin Obama”.  Ajo vazhdoi deklaratën e saj me shprehjen se “po provon një sens lehtësimi kolektiv ngaqë disa prej kandidatëve të përfolur në garën e demokratëve reflektonin një pozicion shumë më radikal ndaj Izraelit. Harris është përshkruar më shumë AIPAC se J Street. Mendoj se është e drejtë të thuhet se reflekton opinionet tradicionalë  të Departamentit të Shtetit drejt një zgjidhjeje me dy shtete (Izrael/Palestinë – shën.ynë) dhe do qëtë rinegociojë më iranianët. Kjo ka qënë një zgjedhje e sensuar e pretendentes demokrate për Shtëpinë e Bardhë. Sigurisht, do kishte qënë e mundur tëishte shumë më keq se kaq”.

Ndërsa vraponet për emërimin presidencial, Harris i kërkoi Amerikës të rihyjë në marrëveshjen me Iranin, ndërsa Biden ka përsëritur disa herë se do të rihynte në marrëveshje vetëm nëse dhe kur Irani  do t’i rikthehej respektimit të saj.

Drejtori ekzekutiv i Republican Jewish Coalition, Matt Brooks, e denoncoi menjëherë zgjedhjen që bëri Joe Biden, duke afirmuar se “me zgjedhjen e Kamala Harris si shoqe në rrugën e presidencës, ish-Zëvendëspresidenti e vulosi njëherë e mirë kalimin e Partisë Demokratike në ekstremin e majtë”.

“ Senatorja Harris do të riçojë SHBA-në në marrëveshjen shkatërrimtae nukleare Obama-Biden me Iranin. Nuk është pro Izraelit dhe as me komunitetin hebraik. Ka votuar kundër një projektligji kundër BDS (lëvizjes për bojkotimin e produkteve dhe shërbimeve izraeliane) në Senat dhe ka rritur nivelin e garancive për kreditë ndaj Izraelit”.

“ Në cilësinë e Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornsë ka marrë një sërë letrash nga organizatat hebraike të cilat e lusnin që të reagonte ndaj aktiviteteve antisemite në kampuset universitarë  publikë të Kalifornisë, por ajo refuzoi t’i përgjigjet lutjeve të tilla”.

Në këtë lëmsh,  vëtë American-Israel Public Affairs Committee (AIPAC)  dhe federatat hebraike të Amerikës së Veriut kanë refuzuar të japin komente.

Nga komentet del qartë se ekzistojnë dy axhenda hebraike lidhur edhe me këto zgjedhje dhe prevalenca e njërës mbi tjetrën në zgjedhjet e ardhshme do të tregojë edhe drejtimin në të cilin do të shkojë Amerika e bashkë më të, edhe bota, në katër apo tetë vitet e ardhshëm.

 

Më shumë

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Irani kryen manovra ushtarake para rifillimit të bisedimeve bërthamore

Ushtria e Iranit ka nisur manovrat ushtarake të përvitshme pranë Gjirit Persik, njoftoi televizioni shtetëror iranian, disa javë përpara rifillimit të bisedimeve mes Teheranit dhe fuqive botërore për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Manovrat po zhvillohen në një territor të gjerë, në pjesën lindore të ngushticës së Hormuzit deri në atë veriore […]

32-vjetori i Rënies së Murit të Berlinit

09 Nëntori shënon 32-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Kjo datë simbolizon rënien e komunizmit të Evropë. Pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria gjermane u dha urdhër 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetëm 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor. […]

SHBA rihap kufijtë me Europën

Shtetet e Bashkuara kanë rihapur kufijtë për udhëtarët ndërkombëtarë të vaksinuar, duke i dhënë fund ndalimit 20-mujor të udhëtimit, në të njëjtin moment që Europa po lufton me një rritje të rasteve të Covid-19, duke e çuar kontinentin e vjetër sërish në epiqendrën e pandemisë.   Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga 33 vende, duke […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara