Izraeli e ka futur ndërkohë në përdorim, BE do të fillojë në qershor me “certifikatën e gjelbër dixhitale”. Ky dokument duhet të lehtësojë udhëtimet dhe jetën e përditshme.
Kush do të pajiset me certifikatë?
Të gjithë personat që jetojnë në Bashkimin Evropian ose mund të hyjnë legalisht në BE mund të kenë një çertifikatë ku shihet nëse i plotësojnë kërkesat për hyrje apo jo. Nënshtetësia nuk ka këtu ndonjë rëndësi. Të gjitha vendet e BE-së si dhe Zvicra, Lihtenshtajni, Islanda dhe Norvegjia marrin përsipër se do ta njohin këtë çertifikatë të lëshuar në vendet e përfshira me këtë marrëveshje.
Çfarë vërtetohet me këtë certifikatë?
Vërtetohet vaksinimi me një vaksinë të licencuar në BE apo shërimi nga virusi Corona., Vërtetohet pra që një person ka krijuar antitrupa. Vërtetohet po ashtu se dikush ka bërë një test negativ ndaj Coronës – me metodën PCR ose një test të shpejtë antigjenesh. Të ashtuquajturat vetë-teste nuk pranohen. Çertifikata lëshohet në mënyrë elektronike ose në letër me një QR-Code nga autoritetet kombëtare të shëndetit. Shtetet anëtare të përfshira në këtë marrëveshje mund të pranojnë edhe vaksinat kineze ose ruse.
Çfarë të drejtash jep kjo certifikatë?
Personat që kanë një çertifikatë të këtillë, nuk kanë nevojë të kenë një test negativ ndaj Coronës, nuk do të futen në karantinë dhe mund të udhëtojnë lirshëm brenda Bashkimit Evropian dhe në vendet që e kanë pranuar këtë çertifikatë. Por vendet anëtare nuk janë të obligueshme të respektojnë në tërësi këtë rregullore, në qoftë se paraprakisht e njoftojnë Komisionin e BE-së dhe i paraqesin arsyet e veta pse duhet të ketë rregulla të tjera.
A mund t’i zëvendësojë kjo certifikatë dokumentet personale?
Jo, certifikata nuk e zëvendëson pasaportën apo letërnjoftimin. Personat që jetojnë legalisht në vendet e BE apo në vendet e përfshira në këtë marrëveshje do të mund të udhëtojnë lirshëm edhe pa këtë dokument. Por është e mundur që nga personat që nuk kanë këtë dokument të kërkohen teste dhe karantinim.
Cilat janë përparësitë e certifikatës?
Secili shtet anëtar i përfshirë në këtë marrëveshje do të vendosë vet se cilat avantazhe do të kenë personat që posedojnë këtë “Librezë vaksinimi”. Në Austri parashikohet rregullimi i hyrjes në restorante me këtë dokument. Në Greqi personat me këtë dokument do të mund të sistemohen në hotele. Në shtetet e tjera, si në Gjermani për shembull, ende nuk është vendosur se cilat do të jenë përparësitë për personat që kanë këtë çertifikatë. Ndërsa shoqatat për fluturime, organizatorët e koncerteve, teatrot, kinematë dhe të tjerët mund të vendosin vetë nëse do të kërkojnë këtë dokument për shërbimet e tyre, pavarësisht vendimeve të qeverisë përkatëse.
Cilat janë rregullat për personat që nuk kanë nënshtetësi të ndonjë vendi të BE apo vendeve të përfshira në këtë marrëveshje?
Komisioni i BE do të angazhohet që kjo çertifikatë të njihet në mbarë botën. Sipas mundësive, Komisioni do të kërkojë që mundësisht të njihen edhe çertifilkatat e lëshuara nga Izraeli ose vendet e tjera. Do të mbështeten edhe projektet përkatëse të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo ka për qëllim të lehtësojë udhëtimet transkontinentale. Por rregulla të sakta deri tani nuk ka. Këto priten në disa muajt e ardhshëm.
Kur fillon aplikimi i këtyre dokumenteve?
Synimi është që të fillohet në qershor të vitit 2021. Deri në qershor duhet të jetë gati Platforma teknike e BE për këtë përdorimin e këtij dokumenti. Deri atëherë 27 shtetet anëtare të BE dhe katër shtetet që do të shoqërojnë këtë rregullore, duhet të projektojnë çertifikatat e tyre kombëtare të pranueshme edhe për vendet e tjera.
Meqenëse “projekti i librezës për vaksinim” do të jetë një ligj i vërtetë, i detyrueshëm për shtetet anëtare, ai duhet të kalojë edhe procedurat normale për një ligj. Shtetet anëtare duhet të bien dakord për këtë në Këshillin e BE. Me këtë duhet të pajtohet edhe Parlamenti Evropian, ku ndërkohë ka disa kërkesa për ndryshime. Miratimi i ligjeve normale dhe zbatimi i tyre në 27 shtetet anëtare zakonisht zgjat me vite të tëra. Por këtë herë gjërat duhet të rregullohen brenda disa javësh.
Si do të kontrollohet “çertifikata e gjelbër dixhitale”?
Kontrollet e udhëtarëve në ndonjë vend të caktuar apo kontrollet sistematike në kufijtë e jashtëm të vendeve, në aeroporte ose në stacionet e trenave e të autobusëve nuk parashikohen në draftin e Komisionit të BE. Nuk do të ketë pra rregulla të përbashkëta për të gjitha vendet. Këto rregulla, kontrollet dhe mënyra e zbatimit të rregullave do të përcaktohet nga shtetet anëtare. Një prej zgjidhjeve të mundshme është kontrolli i kohë pas kohshëm. Organizatorët e manifestimeve, shoqatat për fluturime ajrore dhe pronarët e lokaleve mund të kërkojnë çertifikatën në hyrje në aeroplan, në sallë, restorant apo në kinema dhe teatër. Kjo është çështje e tyre.
Sa kohë është e vlefshme çertifikata?
Vlefshmëria e këtij dokumenti është përcaktuar me 180 ditë pas shërimit nga Covid-19, që do thotë gjashtë muaj pasi një person është shëruar nga kjo sëmundje. Por çertifikata mund të zgjatet nëse personi pas kësaj periudhe vaksinohet. Kohëzgjatja e vlefshmërisë pas vaksinimit ende nuk dihet. Ndërsa çertifikata pas një testi mund të zgjatë prej disa orë e deri në disa ditë, varësisht nga lloji i testit. Personat që ndërkohë janë vaksinuar mund të shkojnë tek autoritetet dhe të marrin këtë dokument pa pasur nevojë që të vaksinohen prapë. Kjo çertifikatë do të hiqet nga përdorimi në momentin kur OBSH ta shpallë të përfunduar pandeminë Corona. dw
Habit ambasadori turk në Tiranë: Osmanët erdhën për të mbrojtur shqiptarët
Zhvarrimet e kundërshtarëve të diktaturës, vazhdojnë debatet për procedurat
ATP e bllokuar nga Kushtetuesja, por paditë rriten
Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor të këtij viti, 165 jetë të humbura
Tirana feston Hanukkhah, festivalin e dritave të hebrenjve
100 vjet – Hasan Prishtina, Kryeministër i Shqipërisë: Ekspozitë me dokumente arkivore në Shkup, Prishtinë e Tiranë
Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]
Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]
Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos. R.SH. – Vatikan Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut. Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit. “Stambolli është shitur në masë, gati muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]