e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2020, arriti 109,7 kundrejt muajit Dhjetor 2015.

 

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2020 është 1,9 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2020, krahasuar me Mars 2020 është -0,4 %.

 

 

Ndikimi  i  grupeve  kryesore  në  ndryshimin  vjetor  të  indeksit  të  çmimeve  të  konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,63 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,27 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,12 pikë. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

 

 

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,3 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 3,8 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,9 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Shërbimi arsimor” me 0,2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,1 %, pasuar nga “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 0,7 % secili, “Komunikimi” me 0,3 %.

 

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 19,3 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 6,3 %, “vajra dhe yndyrna” me 4,6 %, “peshk” me 4,2 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 3,7 %, etj.

 

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Mars 2020, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,7 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0 %, “Pije alkolike dhe duhan” me 0,2 %, “Veshje dhe këpucë”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rritën me 1,1 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,8 % dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 %.

 

8 prill 2020

 

 

 

Më shumë

Depozitat në euro shënuan rritje rekord për gushtin, gati 250 milionë euro më shumë

Depozitat bankare në monedhën europiane kaluan për herë të parë në gusht pragun e pesë miliardë eurove.   Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se sezoni veror nuk i zhgënjeu pritshmëritë për rritje të prurjeve të depozitave në euro. Në fund të muajit gusht, totali i depozitave në këtë monedhë arriti në […]

FAO: Çmimet globale të ushqimeve në rritje

Çmimet botërore të ushqimit shënuan rritje në gusht, pas dy muajsh rënie të njëpasnjëshme, njoftoi sot Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).   “Indeksi i çmimeve të ushqimit të FAO-s u rrit 3,1 për qind nga muaji në muaj, mesatarisht me 127,1 pikë përqindje në gusht”, tha organi i […]

Rritet çmimi i bukës

Prej 2 javësh disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë, me një shtrenjtim rreth 14%.   Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në […]

Indeksi i Dhomës Amerikane: Sërish rënie e besimit të biznesit në Shqipëri

Pandemia Covid-19, përmirësimi i pakët në ekonomi dhe reformat e lidhura me investimet janë faktorë kryesorë, që sollën këtë rënie     Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin Vjetor për vitin 2020, ku regjistrohet përsëri një rënie me 0.5 për qind e besimit të biznesit në Shqipëri.   Ky është viti i dytë me […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara