e diel 14 gusht 2022
e diel 14 gusht 2022

 

 

Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group.

 

Në krahasim me 2005-n, viti më i hershëm kur ka filluar llogaritja, ky indeks është rritur me rreth 70%. Shtrenjtimi ka vijuar dhe në 6-mujorin e parë të vitit 2021, ku tregtuesi tjetër, ai i çmimeve mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë (që përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar) u rrit me 4.22%, në raport me fundin e 2020-s.

 

Sipas indeksit, çmimet reale të shitjes së apartamenteve u rritën me shpejtësi deri në 2009-n, duke u shtrenjtuar me rreth 50%, në raport me vitin e parë të marrë në konsideratë. Më pas, tregu shënoi maturim dhe çmimet shënuan tendencë rënëse deri në 2015-n dhe mbetën të qëndrueshme deri në vitin 2017.

 

Pas kësaj periudhe nisi një tjetër valë e rritjes së çmimeve, që kulmoi në vitin 2019, me një shtrenjtim rreth 20% në një vit. Në pjesën e parë të 2020-n, kur vendi ishte në mbyllje për shkak të pandemisë, u shënua një rënie e lehtë vetëm në tremujorin e dytë, por që zgjati fare dhe më pas çmimet shënuan një tendencë të lehtë rritëse.

 

Sipas raportit, që shoqëron publikimin e indeksit, në Grafikun 1 është paraqitur kurba e evoluimit në kohë të indeksit të çmimit real të shitjes së apartamenteve në Tiranë për periudhën 2005-2021* me frekuencë vjetore për periudhën 2005-2019 dhe frekuencë tremujore për vitin 2020 dhe 2021. Vlera e indeksit për vitin 2005 është caktuar 100.

 

Grafiku 1. Indeksi i çmimit real të shitjes së apartamenteve në Tiranë për periudhën 2005-2021*[1], (2005=100)

 

[1] 2021* nënkupton tremujorët, ndryshe nga periudha 2005-2019, e cila është me frekuencë vjetore.

 

 

Çmimet mesatare u rritën me 4.2% në 6 mujorin e parë 2021

 

Çmimi mesatar[1] real i shitjes së apartamenteve në Tiranë në Euro/m2 për periudhën 2005-2021*, shprehur në vlerë reale (i deflatuar me normën e inflacionit) ka lëvizur brenda intervalit 662 euro/m2 – 1,102 euro/m2, sipas Keydata.

 

Ndërsa çmimet mediane[2] (vlera e mesit), përgjatë kësaj periudhe kohore, janë luhatur brenda intervalit 630 në 1,016 euro/m2.

 

[1] Çmimet mesatare shprehin çmimin e shitjes së një apartamenti në një zonë të caktuar, i cili përllogaritet si shumë e çmimeve të shitjes ndaj numrit total të apartamenteve në shitje në atë zonë.

 

[2] Çmimet mediane shprehin vlerën e mesit të çmimit të shitjes nga një numër apartamentesh në shitje.

 

Në tremujorin e parë dhe të dytë 2021, çmimet mesatare dhe mediane përllogariten në 1,095 euro/m2 dhe 991 euro/m2 dhe 1,102 euro/m2 dhe 1,016euro/m2, respektivisht. Krahasimisht me tremujorin e katërt 2020, në gjashtëmujorin e parë, çmimet mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë janë rritur me 4.22%, ndërsa çmimet mediane janë rritur me 1.95%.

 

Ҫmimet mesatare, në ndryshim nga indeksi i çmimeve, përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar. Kështu, një rritje apo rënie në çmimet mesatare, jo domosdoshmërisht duhet të interpretohet me një dukuri që mund të ketë ndodhur të tregun e pasurive të paluajtshme. Ajo mund të interpretohet me faktin se në një moment të caktuar, oferta për apartamente është rritur ose ulur.

 

Në tremujorin e parë 2021, indeksi me frekuencë tremujore i shitjes së apartamenteve në Tiranë përllogaritet në 170.29, ndërsa në tremujorin e dytë indeksi përlogaritet në 171.45 i cili krahasuar me tremujorin e parë 2021 është rritur me 0.69 %. Gjashtëmujori i parë 2021 krahasuar me tremujorin e katërt 2020 ka shënuar një rritje me 0.75%. Një rritje në këtë vlerë lidhet me situatën aktuale të pandemisë në të cilën është duke kaluar vendi, gjë e cila tregon një farë rimëkëmbje edhe pse të ngadaltë të tregut të tregut të pasurive të paluajtshme dhe në veçanti të shitjes së apartamenteve në Tiranë.

 

Metodologjia

 

Ky raport i “Keydata” vjen në vazhdimësi të publikimeve të indeksit dhe statistikave për periudhën vjetore 2005-2019 dhe në vazhdimësi të publikimit të tremujorëve të 2020.

 

Në këtë publikim është ruajtur e njëjta paraqitje grafike e kurbave të evoluimit në kohë të indeksit dhe statistikave të çmimeve reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë duke shtuar në të vlerat e gjashtëmujorit të parë 2021.

 

Si bazë krahasuese për të gjitha periudhat e përfshira në vlerësim, është ruajtur e njëjtë periudhë kohore, viti 2005, si një periudhë që plotëson kriteret dhe kushtet e një momenti të qëndrueshëm për tregun e pronave të paluajtshme.

 

Ashtu si në publikimet e bëra më parë, edhe në këtë publikim, indeksi dhe statistikat për gjashtëmujorin e parë 2021 do të pasqyrohen me frekuencë tremujore. Duke qenë se në publikimin e parë, indeksi dhe çmimet reale mesatare e mediane të shitjes së apartamenteve në Tiranë janë interpretuar sipas analizës fenomenologjike (rritja, stanjacioni dhe rënia); në këtë raport dhe në raportet e mëpasshëm do të ofrohen jo vetëm indeksi, statistikat përshkruese të çmimeve dhe karakteristikave të pronave në shitje në periudhën e fundit tremujore, por edhe krahasime me tremujorët paraprirës. Në këtë publikim u ofrua një krahasim me tremujorin e katërt 2020. Monitor

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara