e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Çmimi për këtë metal me vlerë ka arritur nivelin më të lartë të të gjtiha kohërave. Arsyeja kryesore konsiderohet shqetësimi prej rënies ekonomike për shkak të pandemisë Corona.

 

Mëngjesin e së hënës (27.07) çmimi për një ons ari (31,1 gram) arriti deri në 1944,71 dollarë. Me këtë vlerë ari e tejkaloi çmim rekord të shtatorit 2011, kur një ons kushtonte 1921 dollarë. Së fundi kursi i arit ka pasur luhatje, por gjithmonë në nivelin e rreth 1,5 përqind duke arritur deri në shumën e 1932 dollarëve.

Kësisoj vlera e arit aktualisht shënon një rritje me mbi 25 përqind. Veçanërisht e fuqishme ka qenë rritja e çmimit të arit që nga mesi i qershorit.

Në fillim të luhatjeve në tregjet e financave për shkak të pandemisë Corona ari madje pati edhe humbje të vlerës, ndonëse është metali i çmuar që konsideorhet si monedha e krizës. Në mes të marsit pati rënie, kur një kallëp kushtoi në bursë edhe deri më pak se 1500 dollarë.

Krahas shqetësimit për përmasat e recesionit si pasojë e pandemisë ka edhe arsye të tjera për rritjen e vlerës së arit. Ndër këto arsye bën pjesë edhe futja në borxhe e shteteve dhe e sipërmarrjeve si dhe normat e ulëta të interesit.

Edhe konflikti mes SHBA-së dhe Kinës e nxit rritjen e çmimit të arit. Niveli i ulët i normave të interesit dhe të kredive e bën arin tërheqës si depozitë, thotë Adrian Ash, kryeekonomist në firmën e Investimeve BullionVault. Tjetër arsye është edhe „rritja e pritshmërive lidhur me inflacionin, që në kohë paqeje stimulohet prej borxheve të pashmebullta shtetërore”, ari kësisoj kthehet në një formë tërheqëse depozitash bankare, i tha Ash DË-së.

Një tjetër nxitës i këtij zhvillimi në tregun e financave, sipas vëzhguesve është edhe ashpërsimi i konfliktit mes SHBA-së dheh Kinës si dhe dobësimi i dollarit, raporton dw.

Kina në shenjë hakmarrjeje për mbylljen e një konsullate kineze nga SHBA-ja mbylli përfaqësinë e SHBA-së në Shengdu në jugperëndim të vendit. “Investitorët shohin me shumë vëmendje çdo shenjë përshkallëzimi të këtij konflikti”, thotë analisti i Goldman Sachs Chris Hussey. E njëjta gjë vërehet edhe lidhur me vlerën e arit.

Më shumë

Projekt buxheti 2022: Rritja ekonomike 4.1%

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha sot se dy objektivat kryesore të Projekt buxhetit të vitit 2022 janë konsolidimi i rimëkëmbjes ekonomike dhe i qëndrueshmërisë fiskale të vendit. Në prezantimin e projektbuxhetit në Konferencën e kryetarëve zonja Ibrahimaj deklaroi se për vitin e ardhshëm rritja ekonomike pritet të jetë në nivelin […]

93% e aplikimeve për kredi bankare nga individë

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 93% e aplikimeve për kredi bankare u takonin individëve.   Sipas BSH-së, pesha e kredisë për individët, në strukturën e aplikimeve totale është rritur më shumë krahasuar me një vit më parë.   Gjatë gjashtëmujorit të parë 2021, bankat […]

Prodhimi i energjisë elektrike në rekord shumëvjeçar

Në periudhën janar-gusht të këtij viti, Shqipëria prodhoi gati 7.1 miliardë kWh, nga të cilat, 1.4 miliardë u eksportuan dhe 1.1 miliardë të tjera u humbën. Mbiprodhimi në muajt e verës bëri që niveli i liqenit të Fierzëz të bjerë në 274.3 metra, pesë metra më pak se sa mesatarja shumëvjeçare dhe në një […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara