e hënë 18 janar 2021
e hënë 18 janar 2021

 

Numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia e koronavirusit në mbarë botën ka kaluar shifrën prej një milion njerëzish të shuar.

 

Mbi 33 milionë persona janë evidentuar si të infektuar me koronavirusin e ri, që fillimisht u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar.

 

Që atëherë, shumë shtete u nxitën që të aplikonin kufizime të ashpra që kanë pasur ndikim në sistemet politike, sociale dhe ekonomike.

 

Kohët e fundit çdo ditë po regjistrohen rreth 300 mijë të infektuar dhe deri 6 mijë të vdekur. SHBA ka regjistruar afro 7.3 milionë të infektuar dhe mbi 209 mijë të vdekur.

 

Europa regjistron më shumë se 4.8 milionë të infektuar. Edhe pse ka më pak të prekur se SHBA, kontinenti ynë ka mbi 220 mijë të vdekur.

 

Koronavirusi, për shumë shtete, që gjatë pranverës kishin përjetuar një ulje të rasteve, tani po shënon rritje të rasteve të reja.

 

Evropa po përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit teksa Spanja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuara po regjistrojnë numër rekord të rasteve të reja.

 

“Vala e dytë po vjen më shpejt sesa e kishim paramenduar”, thotë Patric Bouet, shef i Këshillit Kombëtar të Doktorëve në Francë.

 

Shumë shtete evropiane po rivendosin masat kufizuese, me qëllim të frenimit të përhapjes së koronavirusit, që shkakton sëmundjen COVID-19.

 

Pavarësisht rritjes së rasteve të reja me COVID-19, numri i rasteve që përfundojnë me fatalitet po bie, për shkak të trajtimit më të mirë shëndetësor. Por, ekspertët thonë se nëse numri i infektimeve të reja vazhdon të rritet, atëherë do të mbingarkohen spitalet, që mund të çojë në rritjen e rasteve të vdekjeve.

 

Rusia po regjistron numër të lartë të infektimeve brenda një dite. Ky shtet, në total ka regjistruar 1,143,571 raste me koronavirus dhe rreth 20,000 vdekje.

 

Në Lindjen e Mesme, presidenti iranian, Hassan Rohani ka autorizuar autoritetet lokale që të vendosin masat e nevojshme, me qëllim të frenimit të virusit.

 

Ekspertët shëndetësorë thonë se ka pak gjasa që pandemia me koronavirus të vihet nën kontroll derisa një vaksinë kundër COVID-19 të jetë zhvilluar. Parashikimet e ekspertëve janë se një vaksinë e tillë do të jetë e gatshme në gjysmë e parë të vitit të ardhshëm.

 

 

Më shumë

Shkencëtarët gjermanë zbulojnë shenjën paralajmëruese të formës më të rëndë të COVID-19

Studiuesit kanë identifikuar qeliza të pazhvilluara të gjakut që mund të sinjalizojnë ndërlikimet e koagulimit tek të infektuarit me COVID-19. Rastet për të qenë potencialisht të rënda mund të zbulohen tani më herët.   Është ende e paqartë se pse shumë të infektuar nga COVID-19 kanë simptoma të lehta ose aspak simptoma, ndërkohë […]

Përfituese edhe Shqipëria/ Oxford dhe AstraZeneca: Vaksina jonë deri në 90% efektive, mund të ruhet në një frigorifer normal

“Vaksina e koronavirusit të Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca është deri në 90 për qind efektive dhe mund të ruhet e sigurt në një frigorifer standard” këto janë rezultate paraprake për vaksinën anti -covid-19.   Gjatë eksperimenteve u panë dy regjime të ndryshme se si trupat përgjigjeshin. Sipas shkencëtarëve kur përdoret pak në sasi, […]

Pacientët me COVID-19 që mjekohen në shtëpi, marrin bombula oksigjeni për saldim

Bombolat me oksigjen janë më të kërkuarat aktualisht në tregun e covid. Të nevojshme për funksionimin e mushkërive te të sëmurët, përdorimi i tyre është kthyer në alarm për autoritetet shëndetësore. Në rrethe situata është kaotike.   Këtu jemi në Fier. Rezulton se qindra të sëmurë trajtohen me oksigjen nëpërmjet bombolave të improvizuara. Jashtë […]

COVID 19, Manastirliu: Situata është kritike, rastet janë dyfishuar. Kush kurohet në shtëpi do ta rimbursojmë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu në një dalje publike tha se situata e Pandemisë COVID 19 është kritike, duke qenë se ka një dyfishim të rasteve pozitive. Në 24 orët e fundit u shënua një tjetër rekord me 593 të infektuar, ndërsa u regjistruan dhe 11 viktima të tjera. Ministrja tha se megjithatë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara