Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha kërkoi decentralizim të mjekimit për COVID 19.
Berisha në RTV Ora, tha se duhen përgatitur dhe spitalet në qarqe, ndërsa për Kukësin Hasin dhe Tropojën thotë se duhet të bashkërendohet puna me Gjakovën dhe Prizrenin.
“Decentralizimi i mjekimit. Në gjithë këtë univers të kësaj epidemie kemi mjekë, ndonëse numri ka rënë në mënyrë të tmerrshme në 7 vite, nga 1 me 600 është bërë 1 me 1000. Por kemi edhe shtretër, nuk do mungojnë në spitale nëse e organizojmë mirë punën. Kanë vendosur të bëjnë karantinë spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, dakord jam. Por kemi edhe qarqet, Korçën, Elbasanin, Fierin, Shkodrën. Të gjitha këto mund të pajisen dhe bëhen qendra të pritjes në rast nevoje sepse nuk dimë përmasat sesa do të jenë”, tha Berisha.
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike tha se mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të përjashtojë zonën Kukës-Has-Tropojë dhe zonën Gjakovë-Prizren.
“Për Kukësin dhe Tropojën duhet të bashkërendohen me Gjakovën dhe Prizrenin. Mbyllja e kufirit që i bënë njëri-tjetrit me Kosovën duhet të përjashtojë zonën Kukës-Has-Tropojë dhe zonën Gjakovë-Prizren. Ata duhet të bashkëpunojnë se cili do të jetë për COVID dhe cili do të jetë për probleme të tjera. Në këtë mënyrë Shqipëria do ta përballojë me shtretër pa asnjë diskutim”, tha Berisha. rtk
20 mars 2020
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën
Çarja e PD/ Basha mbush sallën Anti-Foltore, Berisha: Kuvendi i 11 Dhjetorit në Air Albania
Dy kuvendet e PD, si po përgatiten strukturat për 11 dhe 18 dhjetorin
“O Sali o hero, Amerika ty të do!”/ Shpërthejnë demokratët në New Jersey. Berisha: U shpalla non-grata prej lobimit të Soros dhe Ramës
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij. Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]
Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj. Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]
Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit. Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]