Lista e aktiviteteve që do të lejohen të nisin ushtrimin e veprimtarisë duke nisur nga dita e hënë (20 prill) është publikuar nga faqja e-albania.
Javën e ardhshme do punojnë të gjithë nga ora 05.00 deri në 17.30 ose me turne të gjithë aktivitetet e lejuara. Por të gjitha bizneset duhet të respektojnë masat dhe protokollet.
Në faqen e-albania është publikuar lista e të gjitha aktiviteteve që mund të hapen sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Përveç dyqaneve ushqimore që qëndrojnë hapur që prej fillimit të pandemisë, tashmë do të kenë mundësinë që të hapen edhe ato aktivitete që merren me tregtinë me shumicë të tekstileve, veshjeve dhe këpucëve, tregtinë e pajisjeve elektroshtëpiake, ata të parfumerisë dhe kozmetikës etj.
Hapja e bizneseve duhet të shoqërohet me disa masa. Në portalin e-albania është publikuar edhe protokolli që duhet të ndjekin të gjitha bizneset e hapura.
“Punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të mjeteve të mbrojtjes personale si maska dhe doreza (maskat mund të jenë dhe prej cope dhe të ndërrohen çdo ditë.) Punëdhënësit duhet të sigurojnë përdorimin e maskave dhe dorezave si barrierë fizike për minimizimin e transmetimit të infeksionit COVID-19. Punëdhënësit duhet të hartojnë politika të brendshme të subjektit siç janë mundësim të punës nga shtëpia ose orë fleksible të cilat lejojnë të rritet distanca fizike nga një punonjës në tjetrin ose / dhe krijojnë mundësinë e këtyre punonjësve të jenë në distancë 2 metra nga njëri- tjetri.
Punonjësve t’u kërkohet të aplikojnë larjen e duarve ose përdorimin e dezinfektantëve kur ato janë të ndotura ose pas heqjes së maskës dhe dorezave. Punëdhënësit nuk duhet të lejojnë punonjësit e tyre të përdorin mjetet e njëri- tjetrit dhe postet e ndërsjellta të punës. Punëdhënësit duhet të nxisin punonjësit e tyre për respektimin e praktikave të etikës respiratore, kollitjes e teshtitjes duke përdorur vënien e gropëzës së brrylit përpara gojës dhe hundës.
Punonjësit duhet të respektojnë masat e distancimit social të cilat do të kryhen sipas një plani të vetë bizneseve dhe të theksohet nëse kapaciteti i punëtorëve kalon për sipërfaqe në m2, duke respektuar distancën 2 m, bizneset të punojnë në dy turne sipas orarit të lejuar”, janë disa nga masat.
Për më tepër protokolli i sigurisë ka parashikuar që nëse një punonjës ka shenja klinike të sëmundjes duhet dërguar në shtëpi nga administratori i subjektit. Gjithashtu subjekteve u kërkohet që të minimizohet kontakti mes klientëve dhe punonjësve duke i zëvendësuar takimet fizike me komunikimet online.
Klikoni këtu për listën e plotë të aktiviteteve të hapura.
Klikoni këtu për masat dhe protokollet që duhet të zbatojnë bizneset.
18 prill 2020
Sukseset dhe dështimet e Presidencës sllovene të BE
Berisha shpall rezultatet e referendumit në selinë e PD-së të rrethuar nga Garda: Të hënën nisin protestat anti-qeveritare
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Terrorizmi – Shqipëria rrezikohet nga Irani
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Arrestohet në Romë, ish kryeprokurori Adriatik Llalla
Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi. Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]
Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]